Afera “Pronto 2”, Hajdar Beqa në rolin e “drejtorit” të burgut

February 25, 2022
min lexim

Afera “ Pronto” nxori në dritën e diellit fytyrat e vërteta të krerëve të PDK, të cilët thuaje kontrollin çdo gjë duke përfshirë edhe drejtësinë dhe vendimet që ajo duhet të merrte në favor të tyre. Së fundi po qarkullon një video me protagonist Hajdar Beqën dhe babain e Bekim Rajës, të cilët flasin për uljen e dënimit të Bekimit.

Të kujtojmë se Bekim po akuzohet për shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë. Avni Sinanaj dhe Gjon Pnishi sipas Prokurorisë duke vepruar si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e vrasjes së rëndë dhe Murat Sinanaj akuzohet për vrasje të rëndë të Ferdinand Gjinit me këtë rast Bekim Raja, u dënua me 15 vjet burgim, i akuzuari Avni Sinanaj me 9 vjet burgim e Murat Sinanaj me 19 vjet burgim.

Sipas Prokurorisë Bekim Raja u kishte premtuar atyre shpërblim në vlerë prej 150 mijë franga, ndërsa nëse ka vonesa në kryerjen e vrasjes shpërblimi do të jetë 100 mijë franga zvicerane.

Bekimi ka pasur raporte të mira me Hajdar Beqën dhe disa zyrtarë të lartë të PDK dhe jo vetëm, andaj babai i tij i kërkon pikërisht Hajdar Beqës nga PDK që të ndikojë tek Rasim Selamani.

Rasimi drejtor i mbetur i Burgut të Sigurisë së lart pas shkarkimit të Nehat Thaçit. Hajdar Beqa duke marr përsipër që të ndikoj tek Rasimi për një person që ka shtyrë në vrasjen e një qytetari duke paguar edhe para të majme, ka bërë ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë. Qëllimi, që dëgjohet edhe në video është që Bekimi të transferohet në burgun e Prizrenit, aty pastaj do i ndryshohet aktakuza, me që rast edhe do të lirohet më kollaj.

Nëse do të kishte shtet normal së paku deri diku normal, Beqa do të ishte në prokurori si i akuzuar për tentative në ndërhyrje të vendimeve të gjykatave, çka përbën shkelje të ligjit e për të cilën edhe dënohet me burg. Duke ditur se kjo nuk ndodh, njësoj si rasti “ Pronto” ku askush nuk u dënua, nevoja për ndryshim rrënjësor në sistemin e drejtësisë bërtet me të madhe. Si rasti “ Pronto’ ashtu edhe rasti “ Beqa” do të kalojë pa therë në këmbë për zyrtarët e lartë të përfshirë në të.

Kjo është vetëm maja e Ajsbergut në shumë raste të tjera ku njerëz me petkun e politikës ruajnë rolin e sekserit në mes të palëve. Drejtësia, e kemi theksuar disa herë se ka nevojë për të ndryshuar rrënjësisht, kështu që rastet e dala në fjalë vetëm sa e shtojnë nevojën. Hajdar Beqa, që në kuvend mban fjalime patetike e në emër të drejtësisë, dëshmon se sa fals janë ai dhe shumë deputetë tjerë, kryesisht nga PDK.

PDK është nëna e të keqes në Kosovë, ajo ka mbjellë krimin, korrupsionin, e ka bërë të zakonshme ndërhyrjen në drejtësi. Hajdar Beqa vetëm sa konfirmon se PDK s`ka ndryshuar, ajo s`mund të dal nga ADN e saj që është: Krim, korrupsion, hajni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE-ja shton presidentin rus Putin dhe ministrin e Jashtëm Lavrov në listën e sanksioneve

Story i radhës

Amerika, sonte duhet ta kuptoj se Aleksandër Vuçiq (Putini i vogël) e ka gënjyer tanë kohën!

Të fundit nga

ShkoLartë