Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në aeroportin e Kukësit, nga ku ka bërë me dije se pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
Ai ka zbritur sot nga avioni i parë i mbërritur në aeroport, i shoqëruar nga dy ministret Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.
“Kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
Punë dhe durim”, shkruan Rama.