FA Cup/Ndeshje interesante mes Manchester United dhe Middlesbrough

Sonte me fillim nga ora 21:00 gjigandi anglez Manchester United do t’i rikthehet aksionit pas dy javëve në pushim, ku e pret në shtëpi skuadrën e Middlesbrough.

Ndeshja e sotme është e vlefshme për FA Cup angleze, respektivisht për raundin e katërt të kësaj gare.

Në xhiron e fundit në kuadër të kësaj gare, Manchester United e mposhti me rezultat minimal 1:0 Aston Villan, kurse Middlesbrough shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Mansfield.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Cavani, Lindelof, Bailly dhe Lingard, kurse te Middlesbrough do të mungojnë Sammy Ameobi, Darnell Fisher, Marc Bola, Riley McGree dhe James Lea Siliki.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Maguire, Shaw; Matic, McTominay; Rashford, Fernandes, Elanga; Ronaldo

Middlesbrough (3-5-2): Lumley; McNair, Bamba, Fry; Jones, Howson, Crooks, Tavernier, Taylor; Sporar, Balogun

21:00 Manchester United – Middlesbrough (Stadiumi Old Trafford).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dalin fotot intime të Beniadës me ish-futbollistin e Juventusit – U ndanë në prag të martesës

Story i radhës

‘Aeroporti i Kukësit me 4 destinacione të reja’/ Rama zbret nga avioni me 2 ministret

Të fundit nga