Kovaçevski takon kryetaren e Parlamentit Evropian

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u takua me kryetaren e Parlamentit Evropian, Reberta Mecola.

Kovaçevski si veçanërisht të rëndësishëm e vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm të Maqedonisë së Veriut me Parlamentin Evropian në kuadër të Dialogut Zhan Mone, përmes diskutimeve të Komitetit të Përzier Parlamentar, si dhe punën e përkushtuar të deputetëve të PE-së për avancimin e vendit në realizimin e standardeve në procesin e anëtarësimit në BE.

Në takim u theksua përparimi në reformat në gjyqësi, sundim të së drejtës dhe se në raportin e fundit të KE-së për Maqedoninë e Veriut, u përmend se vendi ka gatishmëri të zbatojë rekomandimet e Parlamentit Evropian.

Gjatë bisedimeve në Parlamentin Evropian, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski e informoi kryetarin e PE-së Mecola për gatishmërinë e fuqishme të qeverive në Shkup dhe Sofje për të dyfishuar përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve me synime të qarta për përshpejtimin e procesit të mbajtjes së Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE-në.

Në mbledhje të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i MPJ-së, Bujar Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Aeroporti i Kukësit me 4 destinacione të reja’/ Rama zbret nga avioni me 2 ministret

Story i radhës

LSDM shprehet se mbështet një njësi zgjedhore, por ligji duhet të arrihet me konsensus

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish