Familja e këngëtarit të njohur Adrian Gaxha është zgjeruar. Artisti dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, janë bërë prindër për herë të parë, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre.
Adriani, i cili në përgjithësi ka preferuar që jetën private ta mbajë larg vëmendjes mediatike, këtë herë ka vendosur ta ndajë gëzimin me ndjekësit në rrjete sociale. Përmes një postimi të ndjerë në Instagram, ai publikoi një fotografi të ëmbël, ku shihet dora e foshnjës duke shtrënguar lehtë duart e prindërve.
“Mirë se vjen”, shkroi ai, duke konfirmuar kështu ardhjen në jetë të të porsalindurit dhe emocionin e veçantë të këtij momenti për çiftin.
Lajmi u prit menjëherë me shumë ngrohtësi nga publiku, ndërsa komente të shumta urimi mbërritën si nga ndjekësit, ashtu edhe nga miq e kolegë të njohur të estradës. Mes të parëve që reaguan me urime ishin emra si Blero Muharremi, Argjentina Ramosaj, Vesa Smolica dhe Egzona Rafuna.
Tashmë që foshnja ka ardhur në jetë, mbetet të shihet nëse çifti do të ndajë edhe detaje të tjera, përfshirë emrin e fëmijës.
Burimi: botasot.info


