Admirimet me burrështetasit që ndryshuan botën, ndërsa sot gjakpirësit tentojnë ta ndryshojnë me përdorim të armeve atomike..!?

October 25, 2022
min lexim

Rroli i burrështetasve botëror nuk është i madh dhe interesantkur kur bëhet fjalë për ngjarjet shqetësuese, por më shumë rëndësi për ta ka kuptimi e ndikimi i ngjarjeve në rolin e tyre.

“Kur bie perdja e fundit në një pjesë teatrale, atëherë shikuesit e lëshojnë teatrin dhe i kthehen përditshmërisë nëpër shtëpitë e tyre. Mirëpo kur perdja bie pas karrierës së personalitetit udhëheqës, atëherë ndryshon jeta e shikuesve dhe në rrjedhën e historisë ndoshta lenë një ndikim të gravuar”. Kështu shkruante ish presidenti amerikan Richard Nixon në librin e tij me titull «Burrështetasit e Mëdhenj të kohës sonë», 198, i përkthyer nga anglishtja në gjermanisht.

Ai më tutje shkruan se në vitet e fundit 53 vjeçare e kishte rastin, gjatë një epoke të jashtëzakonshme t’i njohë personalisht dhe përafërsisht shumë burrështetas të kësaj bote. Prej personaliteteve udhëheqëse të kohës pas Luftës së Dytë Botërore kishte njohur të gjithë përveç Stalinit. Kishte vizituar më shumë se 80 vende dhe nuk ishte grindur me asnjë udhëheqës politik, por ishte njoftuar me rrethanat nën të cilat ata kanë qeverisur. Kishte mundur me i përcjellë, se si disa nga udhëheqësit politik kishin patur sukses dhe të tjerët kishin dështuar, dhe në fund në bazë të përvojave vetanake edhe t’i analizojë.

Ata të cilët janë numëruar si burrështetas të «mëdhenj» nuk janë detyrimisht njerëz të mirë, si p. sh. Jul Cezari, Aleksandri i Madh dhe Napoleoni, të cilët nuk përkujtohen si udhëheqës shtetëror madhështor, por përmendën në saje të pushtimeve të mëdha.

Ndër burrështetasit e mëdhenj ai i konsideron Winston Churchill-in, anglez, Charles de Gaulle, francez, Konrad Adenauerin, gjerman dhe… ndër shumë të tjerë edhe Nikita Hrushqov-in rus si burrështetas të fuqishëm, por me një pushtet të rrezikshëm.

Kur flasim për burrështetasit e mëdhenj të historisë, referohem në ata politikanë të cilët artin e sundimit e kanë ngritur në rrafshin e lartë etik të shtetit. Përveç këtyre flasim edhe për ata të cilët e ushtrojnë me sukses fuqinë e pushtetit të tyre. Cherchili dhe Stalini të dytë e kishin mënyrën e artit dhe dijenisë së tyre personale – burrështetas madhështorë.

Por, siç thotë presidenti Nixon; “pa Cherchill-in Europa perëndimore do të kishte mbetur e nënshtruar, dhe pa Stalinin ndoshta edhe Evropa lindore do të ishte e lirë”.

Një udhëheqje madhështore është formë e artit shtetëror. Në SHBA është menduar një kohë që për punë qeverisëse nevojitet një biznesmen i klasit të parë, i cili me punën e tij është treguar që ka aftësi për ta udhëheq një ndërmarrje në mënyrë efiçiente dhe efektive. Edhe menaxhimi është një çështje e udhëheqjes së shtetit, por në një mënyrë tjetër.

Pra, menaxhimi është një çështje, ndërsa udhëheqja e shtetit diçka tjetër. Sipas profesorit nga Kalifornia jugore, Warren G. Benis: «menaxherët e kanë qëllimin që gjërat t`i bëjnë drejt. Ndërsa, burrështetasit e kanë qëllimin që gjërat e drejta( vërteta) t`i kryejnë (zbatojnë).»

Arti qeverisës është më shumë shkathtësi – mjeshtëri politike, edhe pse është e nevojshme taktika. Në një kuptim të logjikshëm menaxhmenti është proza, ndërsa arti shtetëror është poezia. Menaxheri e mendon të sotmen dhe të nesërmen. Burrështetasi duhet të mendoj për ditën pas të pasnesërmes. Menaxheri reprezanton një proces, burrështetasi reprezanton një drejtim në histori. Prandaj nga menaxheri që nuk dinë të menaxhojë është kurkushi, ndërsa burrështetasi, madje edhe pa pushtet e ka publikun.

Të një burrështetas nuk mjafton që ta dinë të vërtetën, ai duhet të jetë i aftë që ta bënë të vërtetën. Burrështetasi që nuk është i aftë të njohë se çfarë vendimi është i drejtë, atëherë dështon, pasi që atij i mungon largpamësia.

Të gjithë burrështetasit e fuqishëm janë inteligjent, kanë shumë vetë-disciplinë, janë punëtorë të fortë, shprehin shumë vetëbesim, janë të shtyrë nga ëndrrat e tyre dhe i shtyjnë të tjerët. Të gjithë vezullojnë mbi horizont. Disa kanë largpamësi më shumë se të tjerët.

Ish presidenti Nixon si njeri të madhërishëm të kohës së tij e konsideronte Cherchill-in si burrështetas të madh. Kur Winston Cherchilli ishte i ri, bisedon me një mik të tij mbi qëllimin e jetës. Mendimet e tij ishin diçka filozofike dhe kishin publicitet tipik, « Ne jemi të gjithë krimba», Pastaj, kësaj i shtonte për më tepër: «Por unë mendoj, që unë jam një xixëllonjë»!

Nëse i referohen kësaj thënie atëherë Xixëllonjën – si mrekulli mahnitëse e patëm fatin ta kemi edhe ne shqiptarët me daljen në skenën politike të Dr. Ibrahim Rugovës. Një njeri i mirëpritur si intelektual e letrar i dalluar, i cili me mençurinë, urtësinë dhe butësinë e tij, jo që e përvetësojë të terë popullin tonë, por edhe me gjerë, depërtoi në skenën politike botërore. Bëri miqësi të pandarë me Amerikën dhe skenën politike të saj. Po ashtu u afrua dhe fitoi simpatinë edhe të shteteve evropiane dhe së bashku të gjithë iu kundërvunë agresionit serbomadh të Millosheviçit që beri gjenocid mbi shqiptarët për t`i ç’farosur të gjithë!!!??? I tërë populli amerikan i dha mbështetje burrështetasit Clinton, zonjës Allbright së bashku me liderët dhe popujt evropian si anëtarë të NATO-s, dërguan djemtë e tyre dhe e çliruan Kosovën përgjithmonë nga hordhitë serbo-çetnike.

Në fund të luftës që zgjati 78 ditë presidenti dhe burrështetasi amerikan, Bill Clinton deklaroi se: “ne amerikanët me NATO-n e çliruam Kosovën, ndërsa ju kosovarët fitojeni paqen”!

Pyetja ishte se kush do ta fitonte paqen..!!???

Atëherë nëse i referohem pjesës së parë të thënies së Cherchill-it, të cilët thirrët në «krimba» i veçoj njëjtë si elita jonë politike me qeverisje 20 vjeçare, pas Dr. Rugovës, e cila e luftoi edhe Rugovën dhe bashkëpunëtorët e tij gjersa vdiq «si vdiq ?». Dhe, kundërshtarët e tij e devijuan rrugën e shtet-formimit dhe fitimit të paqes, e që u përhapën në çdo pore të jetës duke e fëlliqur të tërën..!!!

Pra, xixëllonja jonë e parë – burrështetasi ynë i parë, dhe burrështetasi me famë botërore u eliminua, si ai ashtu edhe politika e tij prej se ata e morën timonin.

Shumë gazetarë dhe analistë e krahasuan presidentin tonë historik me figurat e njohura biblike. Mbase patën të drejtë. Në këtë aspekt Abrahami (Ibrahimi), apo krijuesi i popullit (si kategori) është krahasimi më i mirë, jo vetëm për shkak të emrit Ibrahim» (Zëri, 28 janar 2006), por

me profecitë hyjnore, me largpamësinë e tij na e ringjalli shpresën, na e ktheu dinjitetin kombëtar për të rindërtuar shtetin autokton si trashëgimi nga të parët tanë. Bëri një presedan me të kaluarën antike, apo mesjetare – për ata burrështetas shqiptarë që ndërtuan shtete jashtë etnitetit tonë, si pashallëqet etj etj. E parashikoi paqen, ngjarjet, madje edhe luftën që ndodhi. Me Klementinë në mendjen e tij, luftoi brenda dhe jashtë shtetit për të na e krijuar dhe lënë trashëgim flamurin dardan, dhe shtetin e cunguar etnik – Dardaninë. (Ali Kelmendi).

«Jetën, punën dhe veprën ia besoi Zotit dhe popullit, nuk punoj për histori « (Ibrahim Rugova).

“Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paq dhe demokraci në Kosovë, e fitoi respektin e botës për qëndrimin parimor kundër dhunës. Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë», (George Bush).

«Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të drejtat e tij se sa presidenti Ibrahim Rugova». (Bill Clinton).

«Rugova ishte më shumë se një udhëheqës, ishte edhe babai i Kosovës dhe miku im» ( Havier Sollana).

«Isha e nderuar që e njoha» (Madeleine Albright).

«Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij» ( Richard Holbrooke).

«Është e pamundshme të paramendohet Kosova dhe politika e saj pa të» (Soren Jessen Petersen).

«Kur guri i madh (Kosova) ta zë vendin e vet, të vegjlit përshtatën më lehtë» ( Ibrahim Rugova).

Në fund po e ritheksoj se rrugën e Dr. Ibrahim Rugovës, ka gjasa të mëdha që po e vazhdojnë; zonja Vjosa Osmani, presidente dhe Albin Kurti, kryeministër, në shtet-ndërtimin, sovranitetin dhe integritetin territorial pa bërë kurrfarë pazaresh të pista me tjetërsime territoresh, siç ndodhi me 8.270 ha të Rugovës kreshnike dhe rrezikun më të madh me Asociacionin (Zajednicen), gjegjësisht me faljen e Mitrovicës veriore me Trepçën pa kurrfarë kompensimi, vetëm e vetëm me njohjen e Kosovës shtet të pavarur nga Serbia.

Por, Vjosa dhe Albini deklarohen definitivisht dhe përfundimisht se nuk e coptojnë dhe japin Kosovën kurrsesi, andaj me plotë zemër e gojë i përgëzoj si dy xixëllonjat- mrekulli mahnitëse që janë në rrugën e dy burrështetasve të rinj të Kosovës martire pas dr. Ibrahim Rugovës.

Rrofshin e qofshin për Kosovën tonë heroike!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I sëmuri me probleme të shëndetit mendor kërcënon familjen dhe fshatin, shteti hesht!

Story i radhës

Ukraina pretendon mashtrime me bombat ruse në uzinën bërthamore

Të fundit nga

ShkoLartë