administrata kerkon rritje pagash deanovski do te protestojme gjate gjithe javes 67866c21d76f8

Administrata kërkon rritje pagash! Deanovski: Do të protestojmë gjatë gjithë javës

January 14, 2025
1 minut lexim

Punonjës të disa ministrive sot kanë protestuar pasi të njëjtit kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, që do të sigurojnë rritje pagash për 30 për qind, përcjell TV21. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), Tërpe Deanovski tha se protestat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.
“Për fat të keq asnjë qeveri deri tani nuk e ka dëgjuar zërin tonë! Edhe pse nuk ekziston as pengesë kushtetuese, as pengesë ligjore që të nënshkruhet çfarëdo marrëveshje kolektive, në cilindo institucion. Qëllimi jonë nuk është që ta dëmtojmë buxhetin shtetëror, por bashkërisht në dialog me qeverinë të gjejmë mjete për nënshkrimin, në suaza të buxhetit shtetëror. Protestat do të vazhdojnë gjatë kësaj jave çdo ditë, nga ora 11 deri ora 11:30, kurse të premten, këta punonjës dhe të punësuarit në ministri të tjera do të protestojnë para Ministrisë së Financave nga ora 11 deri ora 12”, tha Deanovski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

oneplus open 2 do te jete telefoni i palosshem me i holle ne bote 67866be4d4fc3
Story i mëparshëm

OnePlus Open 2 do të jetë telefoni i palosshëm më i hollë në botë

futbollisti i rubin kazanit e do ne skuader lojtrarin e kosoves 67866cd5b69bf
Story i radhës

Futbollisti i Rubin Kazanit e do në skuadër lojtrarin e Kosovës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë