kishin dale per gjueti 34 vjecari dyshohet se ngaterroi kusheririn e tij me kafshe te eger dhe e qelloi me cifte 67891ed23c0cf

Kishin dalë për gjueti, 34-vjeçari dyshohet se ngatërroi kushëririn e tij me kafshë të egër dhe e qëlloi me çifte!

January 16, 2025
1 minut lexim

Dy kushërinjtë Flamur dhe Vasil Kamberi mësohet se ditën e sotme kishin dalë për gjueti, por është kthyer në një tragjedi për dy kushërinjtë.

Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari ka qëlluar në drejtim të kushëririt me çifte pasi dyshohet se e ka ngatërruar me kafshë të egër. Mësohet se në momentin e të shtënave dy kushërinjtë kanë qenë në pozicione të ndryshme, ndaj janë ngritur dyshimet për një vrasje aksidentale.

Ndërkohë policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse ishte aksidentale apo e qëllimtë.

Mësohet se viktima dhe 34-vjeçari jam djem xhaxhallarësh. 36-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ishte kryetar fshati.

Si pasojë e plagëve të marra, Vasil Kamberi ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Autori i dyshuar është kushëriri i tij, 34 vjeçari Flamur Kamberi, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qyra qendrojme ne qendrimin per pagen minimale prej 31 500 denare pa rritjen e kontributeve 678919eb55d54
Story i mëparshëm

Qyra: Qëndrojmë në qëndrimin për pagën minimale prej 31.500 denarë pa rritjen e kontributeve

naser hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe per 1 muaj 678928330bb86
Story i radhës

Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për 1 muaj

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë