administrata demokrate si edhe ajo ish republikane e shba ve njohin partine demokratike zyrtare dhe jo foltoren 62834736d8418

Administrata Demokrate si edhe ajo ish-Republikane e SHBA-ve, njohin Partinë Demokratike zyrtare dhe jo foltoren

May 17, 2022
min lexim

Ish Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, ka takuar zyrtarisht Enkelejd Alibeajn, Agron Gjekmarkajn, Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin, pra Partinë Demokratike zyrtare dhe jo foltoristët e rithemelimit, duke injoruar fraksionin e Sali Berishës i cili po mban shpresat se një fitore e Trump në SHBA do t’i heqë njollën “non grata”.

Me heret, në prag të atij kuvendi të “rithemelimit” të grupit foltoristo-folkloristë, në Shqipëri erdhi për vizitë Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe takoi Alibeajn , kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike zyrtare si dhe deputetet demokratë z. Bardhi dhe znj. Tabaku dhe jo vetëm se nuk e takoi por as nuk e zuri në gojë ishkomunistin demokrat tani të konvertuar në republikano-konservator Sali Berishën.

Dhe po një javë para zgjedhjes së kryetarit të foltoreve mbërriti në Tiranë Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, M. Pompeo, i cili ka qenë Sekretar Shteti për periudhën kur president në SHBA ishte Donald Trump.Berisha dhe foltoristët patën shansin që ta provojnë se Berishën dhe foltoristët kanë mbështetjen e Trumpit dhe të republikanëve amerikanë.Është e vërtetë që Pompeo ka qenë Sekretar i Shtetit kur president ka qenë republikani Donald Trump, por atëhere janë mbledhur provat kundër Saliut që e shpallën ate “non grata”. Dhe kjo vizita e Pompeut i rrëzoi të gjitha mashtrimet dhe alibirat e Berishës dhe të foltoreve të tij, atë të përrallave se non gratën ia kishte përgatitur Soros.

Bien poshtë gjithashtu edhe ato alibirat e disa profesorëve e intelektualëve që kanë ngrënë këtë turli corbe antiamerikane dhe që shërbyen si avokatë kundër “non grata” të SHBA-ve. Foltoristët reklamojnë se kanë mbështetjen e republikanëve amerikanë dhe shpresojnë se se do ta amnistojnë Berishën nga “non grata”. Ish-Sekretari Pompeo mund të jetë kandidat për zëvendës president, nëse kandidon Presidenti Trump. Nëse jo, është një nga kandidatët për president.

Por si ka mundësi që republikani Z.Pompeo nuk takoi , pra as nuk i njohu foltoristët dhe as kuvendet e tyre?

Si ka mundësi që Z. Pompeo veproi ashtu si ambasadorja amerikane e emeruar nga ish-Presidenti republikan Trump?

Si ka mundësi që nuk i takuan edhe me parë as Escobar dhe as Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried ?!

Pra si Republikanët e Demokratët amerikanë nuk e njohin as Berishën e as “Grupin e Rithemelimit”.

Kjo vizitë e Pompeo-s Tiranë si dhe mos pasja një takim nga ana e tij as me Presidentin Meta dhe as me kryetarin e foltoreve, me Berishën, kanë rrëzuar plotësisht cdo alibi për Sorosin si dhe alibinë tjetër se kur të vijnë republikanët në pushtet do ta amnistojnë Berishën, dhe do ia heqin atij non gratën. .

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sondazh inflacioni shqetesimi me i madh i gjermaneve 6283473250e8c
Story i mëparshëm

Sondazh: Inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve

bora dhe donaldi i vene vulen kapen mat krah per krah ne nje klub nate ne prishtine foto lajm 62834b6166799
Story i radhës

Bora dhe Donaldi i vënë “vulën”, kapen “mat” krah për krah në një klub nate në Prishtinë (FOTO LAJM)

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë