Ademi: Solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas, duhet ta ndërtojmë ardhmërinë bashkë

1 minut lexim

Kryetari i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi para mbledhjes së sotme në Klubin e Deputetëve tha se me propozimin e ri francez është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas, përcjell TV21. Ademi tha se është e sigurt se me pranimin e propozimit do të hapen negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

“Plotësisht solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas, kemi të kaluar të përbashkët, kemi ardhmëri të përbashkët, kemi kaluar momente të mira dhe të këqija bashkë dhe së bashku duhet ta ndërtojmë ardhmërinë”, tha mes tjerash Ademi.

Story i mëparshëm

Grubi – Koja: Propozimi hap procesin për integrim në BE

Story i radhës

Buduçnosti lëshon në shitje biletat për ndeshjen me fituesin e Kupës së Kosovës 

Të fundit nga