Dinamo e Zagrebit pas 120 minutave ka siguruar biletën për në fazën e grupeve të Champions League në futboll!
Dinamovitët shënuan fitore me rezultat 4:1 ndaj kampionit të Norvegjisë, Bodo Glim.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:1 në të mirë të dinamovitëve, por pasi që sfida e parë ka përfunduar 1:0 në favor të Bodos, ballafaqimi shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.,
Dinamo u treguan më e suksesshme dhe demoloi me rezultat 4:1 rivalin.
Kapiteni Arijan Ademi u paraqit titullar për Dinamon dhe u zëvendësua në minutën e 91-të.
Për Dinamon shënuan Orshiç (4′), Petkoviq (35′), Drmiç (117′) e Bockaj (120′) dhe për Bodo Glim realizoi Gronbaek (70’).