Ademi: Deklarata e Ahmetit, tërboi Mickoskin dhe Taravarin

July 1, 2024
1 minut lexim

“Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-s, VMRO-VLEN, Taravari”, ka shkruar nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi.

“BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend.
BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për #BASHKIM e jo për vazalitet të shqiptarëve ndaj asnje force politike në vend, vazalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare”, vijon shkrimi i Ademit.

“Ali Ahmeti nuk ka pasur oreks për pushtet asnjëherë, këtë e ka dëshmuar duke mos marrë asnjë funksion në ekzekutiv për dekada me radhë, por duke i dhënë hapsirë kuadrove të rinjë. Dorëheqja kolektive e ekzekutivit të BDI-së gjatë mandatit të kaluarështë edhe një dëshmi shtesë, vetëm e vetëm VMRO të votonte ndryshimet kushtetuese.

Në pushtet Ali Ahmetin dhe BDI-në e kanë mbajtur votat e shqiptarëve, duke ngadhnjyer në çdo cikël zgjedhor, për dallim nga Kumbara i koalicionit VMRO-VLEN, i cili që nga viti 2017 shëtit herë në Qeveri e herë në Opozitë, pa i fituar zgjedhjet asnjëherë!”, mbyllet shkrimi i Ademit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ademi: Deklarata e liderit legjitim të shqiptarëve tërboi Mickoskin dhe Taravarin! BDI nuk i ndanë shqiptarët, Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka pasur oreks për pushtet

Story i radhës

ЖЕШКИ БОНУСИ, НОВА ПРОМОЦИЈА НА 2win.мк

Të fundit nga

Si t’i pastroni ulëset e veturës?

Përgjigjet janë të fshehura në shtëpinë tuaj. Ulëset e veturave janë bërë nga pëlhura jashtëzakonisht të forta që mund të përballojnë ngarkesa të rënda. Megjithatë, ato janë të ndjeshme ndaj ushqimeve të

Martin: Nxora mësime nga viti 2023

Horge Martin fitoi titullin e parë kampion në Moto GP, teksa triumfoi këtë sezon me skuadrën Dukati Pramak. Spanjolli ishte i pranishëm në “Fim Awards”, ceremonia e ndarjes së çmimeve të fundvitit
ShkoLartë