adelina ismaili dhe gimbo konfirmojne bashkepunimin e tyre te pare 6a76fd3d2e76a

Adelina Ismaili dhe Gimbo konfirmojnë bashkëpunimin e tyre të parë

August 8, 2026
1 minut lexim

Pas raportimeve të bëra javë më parë në Prive By Liberta Spahiu, tashmë është konfirmuar bashkëpunimi i parë muzikor mes këngëtares Adelina Ismaili dhe DJ Gimbo.

Dy artistët kanë publikuar fotografitë e para së bashku, duke i dhënë fund çdo dileme rreth projektit të përbashkët.

Përmes postimit të tij, Gimbo ka zbuluar edhe titullin e këngës, e cila pritet të mbajë emrin “Janane”.

“Janane, po vjen”, ka shkruar ai krahas fotografive, duke paralajmëruar kështu ardhjen e projektit të ri muzikor.

Në fotografitë e publikuara, Adelina shfaqet me një stil të kuruar, ku elementet tradicionale ndërthuren me detaje moderne, ndërsa në krah të saj pozon Gimbo.

Bashkëpunimi mes dy artistëve kishte ngjallur kureshtje që nga momenti kur u raportua për herë të parë.

Tashmë, vëmendja është përqendruar te “Janane” dhe te ajo që Adelina Ismaili dhe Gimbo kanë përgatitur për publikun.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

realiteti i ri klimatik nxehtesia ekstreme dhe zjarret sinjal alarmi per planetin 6a76fc74c34fa
Lajmi i mëparshëm

“Realiteti i ri klimatik”/ Nxehtësia ekstreme dhe zjarret, sinjal alarmi për planetin

ministria e ekonomise nuk do te kete masa te reja cmimet e ushqimeve jane me te ulta per te dytin muaj radhazi 6a76ffe1cdebd
Lajmi i radhës

Ministria e Ekonomisë: Nuk do të ketë masa të reja, çmimet e ushqimeve janë më të ulta për të dytin muaj radhazi

Të fundit nga

Sot betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Sot do të betohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Sot, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjnë betimin para ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së
ShkoLartë