ministria e ekonomise nuk do te kete masa te reja cmimet e ushqimeve jane me te ulta per te dytin muaj radhazi 6a76ffe1cdebd

Ministria e Ekonomisë: Nuk do të ketë masa të reja, çmimet e ushqimeve janë më të ulta për të dytin muaj radhazi

August 8, 2026
1 minut lexim

Ministria e Ekonomisë dhe Punës vlerëson se aktualisht nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja për kufizimin e çmimeve të ushqimeve, pasi Enti Shtetëror i Statistikës publikoi se inflacioni vjetor në korrik ishte 2,3 për qind, ndërsa në nivel mujor 0,1 për qind.

Nga Ministria theksojnë se treguesit zyrtarë dëshmojnë për lëvizje stabile të çmimeve, ndërsa te ushqimet, për të dytin muaj radhazi, është regjistruar ulje e çmimeve.

“Për momentin, treguesit zyrtarë nuk sinjalizojnë nevojën për vendosjen e masave të reja intervenuese, pasi lëvizjet e çmimeve janë stabile, ndërsa në kategorinë më të rëndësishme – ushqimet – tashmë për të dytin muaj radhazi shënohet ulje e çmimeve”, njoftuan nga Ministria.

Sipas këtij dikasteri, rritja e kostos së jetesës gjatë korrikut kryesisht është rezultat i faktorëve sezonalë, para së gjithash në transport, ku është regjistruar rritje prej 4,4 për qind, si dhe në kategorinë e rekreacionit, sportit dhe kulturës.

Nga Ministria shtojnë se situata po ndiqet me kujdes dhe se, nëse paraqiten goditje të pajustifikuara të çmimeve ose çrregullime në treg, do të ndërmerren masat përkatëse.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, vlerësoi se vazhdimi i trendit të uljes së inflacionit është një sinjal inkurajues për ekonominë, duke theksuar se rritje po shënojnë gjithashtu eksportet, prodhimi industrial, punësimi dhe të ardhurat tatimore në Buxhet.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adelina ismaili dhe gimbo konfirmojne bashkepunimin e tyre te pare 6a76fd3d2e76a
Lajmi i mëparshëm

Adelina Ismaili dhe Gimbo konfirmojnë bashkëpunimin e tyre të parë

vendoset tabela edhe ne shqip ne tabanoc 6a7701307ec69
Lajmi i radhës

Vendoset tabela edhe në shqip në Tabanoc

Të fundit nga

Vendoset tabela edhe në shqip në Tabanoc

Pas debateve të ditëve të fundit për anashkalimin e gjuhës shqipe ne tabelat shtetërore, sidomos ajo në vendkalimin kufitar Tabanoc, sot në mëngjes është vendosur tabela e re. Një mërgimtar nga pika
ShkoLartë