Acarohet për radhën, pacienti thyen xhamin në spitalin e Lezhës. Plagoset punonjësja e sportelit

Një incident ka ndodhur në spitalin rajonal të Lezhës këtë të premte.

Burime bëjnë me dije se një person është konfliktuar për radhën në spital dhe ka goditur derën e recepsionit, duke thyer xhamin.

Si pasojë e incidentit ka marrë lëndime të lehta punonjësja e sportelit.

Policia ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina e frikshme me Fadil Vokrrin e Fadil Muriqin në edicionin 1984-1985

Story i radhës

Kovaçevski: Shtyrja e bisedimeve u jep hapësirë aktorëve të afërt me Putinin

Të fundit nga