Prishtina e frikshme me Fadil Vokrrin e Fadil Muriqin në edicionin 1984-1985

Klubi i futbollit Prishtina ka pasur gjeneratën më të mirë në vitet e 80-ta, me kapitenin Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Kujtim Shala, Mensur Nexhipin, Rafet Prekazin etj.

Fotografia e edicionit 1984-1985, gjenerata e artë e Prishtinës, e cila në atëkohë mposhte skuadrat e mëdha në ligën e parë ish jugosllave, si Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit, Partizanin e Beogradit, Cërvena Zvezdën e Beogradit, Velezhin e Mostarit, Sarajevën, Zhelezniçarin e Sarajevës etj.  

Nga e majta në këmbë: Fadil Vokrri, Neshet Zhaveli, Rifat Mehinoviq, Skënder Shengyli, Faton Domi, Agim Cana. 

Ulur nga e majta: Xhevdet Muriqi, Sahit Kelmendi, Rafet Prekazi, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq.

Prishtina për pesë vite (1983-1988) ka qenë në ligën e parë të ish RSFJ-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Britania ka lëshuar viza për 20,100 refugjatë ukrainas

Story i radhës

Acarohet për radhën, pacienti thyen xhamin në spitalin e Lezhës. Plagoset punonjësja e sportelit

Të fundit nga