Kovaçevski: Shtyrja e bisedimeve u jep hapësirë aktorëve të afërt me Putinin

Çdo shtyrje e bisedimeve me Bashkimin Evropian e rrit skepticizmin në vend dhe iu jep hapësirë aktorëve të afërt me regjimin e Vladimir Putinit. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, i cili gjatë ditës së djeshme ishte  në Bruksel për saminitin e NATO-s dedikuar Ukrainës.

Ai në intervistën e tij për MIA, nuk potencoi datën për mbajtjen e konferecës së premtuar ndërqeveritare për fillimin e bisedimeve, dhe tha  se nuk dëshiron që e njëjta të lidhet me data por me projekte dhe biseda reale.

“Nuk e kam përmendur kurrë qershorin dhe nuk e lidh veten me data, sepse duhet të kemi një zgjidhje që të bazohet së pari në vlerat evropiane dhe së dyti, e cila do të arrihet përmes komunikimit, bazuar në parimin e respektit të ndërsjellë, së pari ndërmjet politikanëve, e dyta ndërmjet institucioneve në të dy vendet dhe e treta e ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve të të dy vendeve. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë bazë e mirë për fillimin e parë të negociatave dhe ndërtimin e dytë të besimit të ndërsjellë të dy vendeve fqinje që duhet të jetë shembull në botë për bashkëpunim ekonomik dhe çdo lloj bashkëpunimi për përmirësimin e standardit të qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut, sipas tij shpreson në impuls të ri të bisedimeve në Bullgarinë, ku kryeministri i ri Kiril Petkov shprehu vullnet për tejkalimin e mosmarrëveshjeve.

Story i mëparshëm

Acarohet për radhën, pacienti thyen xhamin në spitalin e Lezhës. Plagoset punonjësja e sportelit

Story i radhës

Dybala: Kam folur me Dybalan kur siguruam listën paraprake

Të fundit nga