abuzimi me 16 vjecaren ne sllupcan prokuroria hetimet implikojne dy te dyshuar 69629d386ab82

Abuzimi me 16-vjeçaren në Sllupçan, Prokuroria: Hetimet implikojnë dy të dyshuar!

January 10, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në territorin e komunës së Likovës.
““I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse nuk do t’i paguajë 20,000 euro. Vajza është detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazojë nga persona të tjerë, duke i dhënë shumën e parave disa herë të dyshuarit të parë. Prokurori, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës paraburgim për të dy të dyshuarit, të cilët janë të privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore. Në interes të hetimit dhe për nevojën e mbrojtjes së viktimës së mitur, prokuroria apelon për raportim të kujdesshëm dhe etik të ngjarjes, si dhe për përdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllen kutite e votimit ne kater komuna procesi pa incidente 69629c98d51ae
Lajmi i mëparshëm

Mbyllen kutitë e votimit në katër komuna, procesi pa incidente

mickoski mbledh kabinetin qeveritar vazhdojne perpjekjet per te permbushur kriteret e be se 69629e0a755fe
Lajmi i radhës

Mickoski mbledh kabinetin qeveritar: Vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur kriteret e BE-së

Të fundit nga

Horoskopi i datës 11 janar 2026

DASHI Ke një dëshirë të madhe për të bërë, thënë dhe pushtuar gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta ndjekin ritmin tënd. Në dashuri, je i/e nxehtë, por impulsiv/e.

Temperaturat nën zero në të gjithë vendin

Sot të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë
ShkoLartë