Kur po o shohim sistemi juridik “kinse i pavarur”, i Komunës së Pejës në krye me prokuror dhe aty këtu me ndonjë si në emër të policisë speciale?!
„Po shkaktojnë Jo vetën një herë turbulenca në shtëpitë e Tokat tona private në 14 Katundet e Ish-Komunës së Rugovës!
Që sot do rrjedhësh themi e kemi thënë që pa u pyetur fare vendasit Rugovas apo askush nga Rugovasit…
Dikush për interesa të dikujt, meskine, e shpalli edhe regjionin e Rugovës si “Park zoologjik apo si po e quajnë nacional?!”
Mbi pronën tonë legjitime e private.
Ku kemi dëshmi se deri në kohën e luftës nga ish-pushtuesi ishin me jetesë e vendas në çdo katund nga 60-300 familje nëpër të gjitha Katundet e Ish-Komunës së Rugovës!
Prandaj, si dëshmi e afroj qeverisjes tonë se unë në burg rashë po nga Rugova me dhjetë vite burg 1981-1990, e kur u ktheva nga Burgu dola në shtëpinë time në foto më lart.
Që si trashëgimi familjare Ju nda dhe ju dhurua vëllait të vogël të familjes tonë Veton Mujaj nga prindërit Mehmet e Hajrije Mujaj!
E ku pos Vetonit në pronën e prindërve tanë i ndanë edhe 10 parcela në themelet e ish-trojeve në tokat e prindërve tanë.
Duke filluar ashtu në radhe qysh lindëm: për Servete, Sylë (unë dora vetë), Ramiz, Agim, Fidajete, Dritë, Zojë, Hilmi, Shpresë, Ramë pra edhe Vetoni i fundit.
Që i takoj kulla e prindërve.
Rasti i vonesës në lidhje me heqjen urgjente të parkut nacional, e që duhet të çohet atje diku në maje të bjeshkëve apo te tre kufiri Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi.
E rugovasit mos të provokohen nga prokurori, jo qëllim mirë i Komunës së Pejës që po shkakton raste të incidenteve që pa dyshim duan përgjegjësi juridike e ligjore.
Prandaj rugovasit do të duhet me transparencë e me letërkëmbim t’i drejtohemi ministrisë së infrastrukturës se në Regjionin e Rugovës po shkelen me dy këmbë, të drejtat themelore, sipas Konventave ndërkombëtare, që janë tek ne mbi kushtetuese, e drejta e shenjtë e gëzimit të pronës në mënyrë paqësore, trashëgimia, e drejta zakonore, ligji e drejtësia mbi pronën private e legjitime të rajonit të Rugovës që ishte e është me shekuj e banuar nga shqiptarët, ish-prindërit tanë.
Dhe se denoncimi ynë me Tokat e shtëpitë tona i drejtohet ministrit të infrastrukturës z. Liburn Aliu- Kelmendi, që të reagojë urgjentisht në ish-komunën e Rugovës që dikush jo pa qëllim të keq e shpalli si Park Nacional mbi banorët, mbi Tokat e shtëpitë tona private.
Që të ndalohet prokuroria e Pejës me urdhrat e saja jolegjitim.
Nuk është hera e parë në incidente kokë ne vete po i ndodhin fshatrave te Rugovës edhe Fshatit Dukaivë apo koncepti është krejt arrogant e i ngatërruar me sistemin e vilave në Shtërpce, Brezovicë e Prevallë…
Që ishin e mbesin vende të shfrytëzimit shtetëror turistik.
E ku ish-komuna e Rugovës ishte e mbetet pronë private me toka e shtëpi të veta, të vendosësve Rugovian.
Ku me qëllimin jo të mirë apo që të shkaktohen raste të protestave qytetare, ku komuna e Pejës në krye me prokurorin kryeneç e jo qëllimmirë për ish-komunën e Rugovës.
që duhet të ndërhyhet nga Qeveria e Kosovës!
Të mbetet provokimi i fundit mbi ne si vendas në shtëpitë tona, tokat tona private!
Dakord rugovas e zyrtar të nderuar të Republikës së Kosovës!
E vetmja punë prioritare është që të hiqet si lloj i quajtur si “park nacional” e të lejohet jeta në pronat-Tokat e shtëpitë tona shekullore n`Rugovë!
Që ishin, janë e do jenë të rugovasve e të Kosovës tonë!
Pastaj rithemelimin të pestën herë të komunës së Rugovës.
Po vonohet qeverisja jonë e Kosovës që ish gabimi i parkut nacional mbi pronën private, ishte e mbeti krim.
Prandaj lusim ministrinë e Infrastrukturës në krye me Liburn ALIU – Kelmendi, ta dërgojë çështjen në Parlamentin e Kosovës, propozimin e premtuar te populli ynë sa herë…,
që të hiqet parku nga pronat Tona, e të lejojnë lehtësi tatimore për ata që kthehen në shtëpitë e tokat e veta!
Do të duhet ta kuptoj krejt opinioni e qeverisja jonë… që kërcënimet apo mosrespektimi themelor i prokurorisë së Komunës së Pejës, e cila duhet ta ndalojë ngacmimin edhe fizik të banorëve të Rugovës në shtëpitë e pronat e veta.
Kur dihet se regjioni i Rugovës qe pesë herë ishte e do të ri-bëhet komunë!
Nuk ishte dhe nuk është rast i Brezovicës, Shtërpcës as Prevallës…
Asgjë i njëjtë me rastin e regjionit të Rugovës.
Prandaj për rastin e prokurorisë së komunës së Pejës do të duhet të njoftohet edhe prokuroria qendrore e Republikës se Kosovës, e para së gjithash ministri i Infrastrukturës z. Liburn Aliu- Kelmendi!
Të gjithë rugovasit, ishim, Janë, e do të mbesin të bashkuar për heqjen e parkut nga pronat private,…
Dhe presim privilegje shtetërore për kthim jete në Rugovën tonë!
Dhe kompensim i dëmeve që u shkaktua në mos zhvillim pikërisht nga parku si nacional mbi pronën private të Rugovasve.
14.11.202, Dukaivë, Rugovë – Komuna e Pejës