Aborti përplas ashpër banorët mes vete, Vullneti thotë s’është çështje e burrave, Arioni acaron Drenushën

October 29, 2024
1 minut lexim

Çështja e abortit, u bë sot ndër temat që diskutohej nga banorët e Big Brother VIP Kosova.

Vullneti u shpreh se aborti, nuk u takon hiç burrave për ta diskutuar.

”Ideja është: A ke mitër? Jo. Mshele gojën”.

Me këtë mendim të tij u pajtua edhe Diana, e cila u shpreh se ‘burri absolutisht s’ka të drejtë’ të flasë për këtë çështje.

Kjo ndërsa Arioni dha një shembull ku pyeti nëse i takon burrit të flas në rastet kur potencialisht në një lidhje ndodhë një shtatzëni.

”E jotja është veç spermatozoidi”, i reagoi Vullneti.

Kurse Besforti u shpreh se nuk është kundër abortit, megjithatë duhet të diskutohet.

Drenusha, pyetja e cila iu drejtua fillimisht asaj, u acarua nga Arioni dhe nxiti debat se u përfshi pa u pyetur fare.

”Ma së pari pyetjen ma boni mu dhe kcytë si karcylla pa ju vetë kërkush kurgjo”.

‘’Kur të vet ty qatëherë përgjigjesh’’, i reagonte Drenusha, Arionit të cilin e akuzoi për ndërhyrje në bisedë.

”Secili njeri e din situatën, gjendjen, a është i gatshëm, a s’është i gatshëm”.

”Ka të bëjë me shumë anomali që shumë fëmijë kanë, sepse është goxha psiqikisht e rëndë, pastaj janë gjëra të tjera që njerëzit nuk kanë mundësi, pastaj janë gjërat për lidhje, e planifikime familjare”.

”Në ditët e sotme shumë femra bëjnë fëmijë jashtëmartesore, se janë vetëdijësu dhe janë ekonomikisht ma të pavarura, dhe s’i intereson hiç apo don ai tipi a s’po don. Veç ta bon ‘Ndaqe me kanë pjesë e jetës së fmijës tem, mirë mos ndaqe ditën e mirë”, vazhdonte Drenusha.

Me të tilla situata, Vullneti i replikoi Drenushës se po revoltohen burrat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Muharremaj: Buxheti është i Komunës, jo i Qeverisë

Story i radhës

Ish-ushtaraku i njësive japoneze të luftës biologjike thyen heshtjen për krimet e luftës

Të fundit nga

ShkoLartë