Aborti dhe të dhënat që grumbullohen nga kompanitë digjitale

min lexim

Përmbysja nga Gjykata e Lartë e SHBA e mbrojtjes së të drejtës për abortin ka intensifikuar shqyrtimin e të dhënave personale që mbledhin kompanitë e teknologjisë. Apple, Facebook-u dhe Google zakonisht pajtohen me kërkesat ligjore për të dhënat e përdoruesve. Për gratë që jetojnë në shtete ku shumica e aborteve tani janë të paligjshme, telefonat inteligjentë dhe pajisjet teknologjike mund të përdoren kundër tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh njofton. 

Kur Gjykata e Lartë vendosi së fundmi se e drejta për abortin nuk mbrohet nga kushtetuta, Kara Ingersoll filloi të bëhej krijuese. 

“Mendova të krijoj një bluzë me sloganin ‘Pa mitër, pa opinion’ sepse mendova, nëse do të doja që një person të vendoste për mua dhe shëndetin tim si femër, duhet të ishte gjenekologu apo gjinekologia, jo Gjykata e Lartë”.

15-vjeçarja nga Houstoni i teksasit Teksas, fshiu gjithashtu një aplikacion për kalendarin e menstruacioneve. 

“Nëse lexon kushtet e shërbimit, ata deklarojnë se do të jepnin ligjërisht informacion nëse u kërkohej. E fshiva sepse sido që të jetë, nuk më pëlqen që informacionet e mia të shpërndahen”, thotë Kara. 

Dhe ajo nuk është e vetme. 

Me abortin tani të jashtëligjshme në shumë shtete, ekspertët e privatësisë dixhitale janë të shqetësuar se aktiviteti në internet mund të përdoret kundër atyre që kërkojnë abort. 

“Kjo ngre pyetje vërtet serioze në lidhje me kufijtë e mbikëqyrjes dixhitale dhe sesi i njëjti informacion mund të përdoret për të vënë njerëzit në shënjestër”, thotë Caitlin Chin, me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. 

Me një urdhër kërkimi ose fletëthirrje, policia mund të ketë qasje në historikun e kërkimit në internet të një personi, vendndodhjen gjeografike dhe informacionin e mesazheve – të dhëna këto që mund të jenë përdorur për të ofruar reklama të caktuara. 

Gjigantët e teknologjisë Microsoft, Facebook, Apple dhe Google i kanë dhënë shpesh këto të dhëna. 

“Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021, këto katër kompani morën afërsisht 125,000 kërkesa ligjore për të dorëzuar të dhëna”, thotë zonja Chin. 

Disa kompani kanë ndërmarrë hapa për të mbrojtur privatësinë. Google njoftoi se do të fshinte vizitat e përdoruesve në klinikat e abortit nga historitë e vendndodhjes së tyre, ndërsa aplikacionet e gjurmimit të mensturacioneve si Flo janë duke funksionuar në një “modalitet anonimi” që heq informacionin personal të përdoruesve nga profilet e tyre. 

Por në disa raste, përdoruesit mund të japin padashur pëlqimin që pajisjet e tyre të kontrollohen, thotë Emma Weil, një analiste me Upturn, një grup që mbron të dhënat nga teknologjia. 

“Policia vjen dhe të thotë: “A mund të kërkojmë telefonin tuaj?” Ju mund të mos ndiheni të sigurt për të thënë jo, veçanërisht nëse jei në spital dhe je duke pritur për rezultatin e shtatzënisë”. 

Mbrojtësit e të drejtave dixhitale kanë shtuar thirrjet kufizuar të dhënat e përdoruesve që mbledhin dhe ruajnë firmat e teknologjisë. Këto shqetësime po nxisin një shtytje më të madhe për ligje federale të privatësisë dixhitale. 

“Edhe nëse disa kompani ndryshojnë praktikat e tyre të privatësisë, problemi është se ka qindra faqe interneti dhe aplikacionesh që mbledhin informacion”, thotë zonja Chin. 

Për Karën dhe shumë të tjerë që mbështeten tek teknologjia, ata duan të dinë se si të mbrohen dhe të jenë të sigurt./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A është dorëhequr nga posti i drejtorit në Policinë e Shtetit? Reagon për herë të parë Gledis Nano

Story i radhës

​Von der Leyen: Putin s’duhet të fitojë, Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE

Të fundit nga