Abazoviq e Mandiq bisedojnë për një reformim të mundshëm të qeverisë

1 minut lexim

Deputeti serb i Frontit Demokratik në Mal të Zi, Andrija Mandiq, pas takimit me kryeministrin Dritan Abazoviq tha se janë duke biseduar për një reformim të mundshëm të qeverisë.

Sa i përket seancës së kuvendit në të cilën po mbahet mocioni i mosbesimit, Mandiq tha se “nuk dihet a vazhdon, parlamenti i ka punët e veta”.

Siç mësohet, tani kryeministri Dritan Abazoviq është duke e shqyrtuar mundësinë për një reformim të mundshëm.

Kujtojmë se më herët në një deklarim kryeministri Abazoviq tha se ndihet tejet i relaksuar sa i përket çështjes së mocionit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zyrtarizon mesfushorin e Tottenhamit

Story i radhës

Millkov: Tani është mundësia që Bullgaria dhe Maqedonia t’i zgjidhin çështjet që i kanë penalizuar me dekada

Të fundit nga