Zyrtarizon mesfushorin e Tottenhamit

Mesfushori Nanguy Ndombele i është bashkuar Napolit në formë huazimi nga Tottenham, me opsionin e blerjes në fund të huazimit.

Francezi iu bashkua “Spurs” nga Lyon gjatë verës së vitit 2019, duke bërë gjithsej 91 paraqitje dhe duke shënuar 10 gola.

Pasi e pa veten jashtë planeve të trajnerit Antonio Conte, 25-vjeçari pa si mundësinë më të mirë për të transferimin në Itali.

Lajmin në fjalë e bëri publik, klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Napoli njofton se afruar Tanguy Ndombele nga Tottenham Hotspur në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund.”

Mesfushori ka kontratë deri në 2025-ën me Tottenham, sezonin e fundit ishte te Lyon në formë huazimi, ndërsa me Napolin do të qëndrojë po ashtu i huazuar për një sezon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kolonat e gjata nëpër kufij, ministri Osmani: Rezultatet e “Open Ballkan” do të shihen së shpejti

Story i radhës

Abazoviq e Mandiq bisedojnë për një reformim të mundshëm të qeverisë

Të fundit nga

Befasohet Chelsea

Befasohet Chelsea, Crystal Palace kalon në avantazh. Crystal Palace ka zhbllokuar rezultatin përballë Chelsea në “Selhurst

AlbanianMacedonianEnglish