Mesazhi pas çantës së akullit të Camila Cabello-s

S’kishte si të ndodhte ndryshe! Çanta prej akulli e Camila Cabello-s nuk la kokë pa kthyer dhe fans ‘pa ia qarë hallin’.

‘Mirë e ke dorën?’ – kishte shkruar njëri prej tyre.

Me flokë biondë dhe një fustan me 250,000 kristale, këngëtarja ishte pjesë e Met Gala-së për vitin 2024.

Image

27-vjeçarja e stiluar nga Emma Chamberlain, Jared Ellner, i ishte përmbajtur më së miri kodit të veshjes: ‘Kopshti i kohës’.

Me anë të një story në ‘Instagram’ ajo shpjegoi se çanta e akullit jepte mesazhin se ‘gjithçka është e shpejtë’.

Por nuk është hera e parë që Camila na mahnit me look-un e saj në Met Gala, pasi edhe më parë e ka bërë, përfshirë dukjen e saj në vitin 2021, krah Shawn Mendes. Megjithatë, ky vit shënon një fillim të ri për të, pas mungesës vitin e kaluar. 

Story i mëparshëm

Shantazhoi qytetaren se do i publikonte fotot nudo, pezullohet polici

Story i radhës

Açka beson te Gjilani: Ne besojmë që do ta arrijmë

Të fundit nga