abazovic telefonate me escobar cfare do ti gjeje oligarket ruse ne mesyjne malin e zi 62239a8b7fd13

Abazoviç, telefonatë me Escobar: Çfarë do t’i gjejë oligarkët rusë në mësyjnë Malin e Zi

March 5, 2022
1 minut lexim

I nonominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka biseduar sot emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor me të cilin kanë diskutuar për ngjarjet në Ukrainë dhe aktivitetet e mundshme në të ardhmen për sanksionet kundër Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

Siç njofton Qeveria e Malit të Zi, Abazoviq është pajtuar që situata aktuale atje është kruciale për Ballkanin Perëndimor për të treguar përkushtim në mbrojtjen e vlerave të civilizimit dhe të qëndrojë deri në fund bashkë me aleatët e BE-së dhe NATO-së.

“Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë sanksionet me qëllim të ndjekjes së plotë të politikës së jashtme të BE-së. Ne do ta monitorojmë situatën me oligarkët rus dhe do të marrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi”, ka thënë Abazoviç.

Tutje ai ka thënë se me qëllim të ruajtjes së sigurisë janë duke luftuar aktivitetet malinje, e që më herët kanë rezultuar me dëbimin e një diplomati rus nga Mali i Zi.

Ai tutje ka deklaruar tutje  se Mali i Zi përpiqet të jetë shembull i stabilitetit dhe i një politike të qartë evropiane dhe euroatlantike në Ballkanin Perëndimor, duke promovuar idetë e paqes, dialogut dhe bashkëjetesës. Për momentin, theksoi Abazoviç, njihen vendet që trashëgojnë vërtetë vlerat e paqes, demokracisë dhe mënyrës evropiane të jetesës.

Abazoviç ka shtuar se në rast se do të krijohet Qeveria e re në krye me të, pushteti i ri do të marrë vendimet që do t’iu ofrojnë mbështetje aleatëve për ta shtypur edhe më fortë agresionin rus.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, falënderoi Malin e Zi për partneritetin dhe tha se mund të llogarisë në gjithë ndihmën e SHBA-së. /Express

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tensione te ashpra ne ukraine ky eshte veprimi qe putini beri gjate dites 622392ca41f81
Story i mëparshëm

Tensione të ashpra në Ukrainë, ky është veprimi që Putini bëri gjatë ditës

a duhet te ashpersohet denimi per autoret perserites rama publikon videon nga keshillimi kombetar 62239b376355b
Story i radhës

A duhet të ashpërsohet dënimi për autorët përsëritës? Rama publikon videon nga Këshillimi Kombëtar

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë