A po tkurremi (rrudhemi) dhe ngushtohemi në emër të çlirimit, integrimit dhe liberalizimit….?!

min lexim

Jeta, vepra dhe kariera e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, institucionale, politike ose diplomatike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të pandryshuara jetësore, natyrore ose ordinare, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së natyrës si dhe fenomenologjisë së shpirtit, shtetit, popullit (kombit), shoqèrisë dhe intelektit të lartë njerëzorë ose qytetar.

Jo pasha “shpirtin e bekuar” të Vuçiçit, Vulinit ose Seljakoviçit!

 Filozofia politike rindërton dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta shkencore dhe humaniste nga të cilat lindin veprat madhore, sublime ose relevante. 

Intelektuali politik, apo lideri i rafinuar, intelektual, profesional, komprehensiv, komplementar, suplementar, kontemplativ ose intelegjent, janë misionarë, filozof, arkitekt,  instruktor dhe kundrues të specializuar dhe kompetent të politikës reale, ideale, racionale, materiale, dialektike ose ekzistencialiste që e njohin atë, dhe ia dalin të kuptojnë tërësinë ose kompleksivitetin e problemit.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga narrativi dhe diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem global ose universal, në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (luftarake ose ushtarake) i justifikojnë qëllimet e tyre.

Lufta e përgjakshme, shkatërrimtare, pushtuese, imperialiste, kolonialiste ose apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainë, edhe njëherë në menyrë teorike dhe praktike, e konfirmojnë maksimën ose hipotezën e njohur të Pitagorës dhe Arkimedit, sipas të të cilëve: Nën diell, nën ujë dhe mbi tokë, asgjë nuk është e sigurte, e qëndrueshme, e përjetshme ose absolute.

Po pasha “kokat e mençura” ose “gjeniale” të Enver Hoxhajt, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Edvin Ramës, Xhavit Halitit ose Behgjet Pacollit!

Ndërkaq, marëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombtare, sikur iu ngjajnë atyre dy linjave (vijave) të tensionuara ose paralele ne “postulatin e pestë” të Tukididit, që nuk bashkohen kurrë vetëm në infinitë ose pafundësi.

Ndonëse, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

 Me fjalë tjera, netët e mortëve (vdekjëve) ose muzgujve të luftërave ose konflikëve të ndryshme makabre, shkatërrimtare, morbide ose vdekjeprurëse në Ballkan, Europë dhe me largë: Gjithëmonë ose vazhdimisht sikur kanë qenë me të shpeshta, se sa ditët ose agimët e jetës, paqës, lirisë, drejtsisë, barazisë dhe harmonisë së përgjithshme ose stabilitetit rajonal (ballkanik), kontinental dhe kontinental.

Inkuzicioni, shizma (skizma), luftërat mesjetare të kryqzatave, luftërat e njohura për ‘investiturën dhe trashegiminë fetare ose apostolike’ për Pontifikatin ose Selinë e Shënjt në Vatikan, “bogomilët” ose herretikët e ndryshëm dualist ose transubstancialist, vrasjet, burgosjet, internimet ose përndjekjet e dhunshme të etërve të shënjtë (papëve) nga Vatikani në Avignion të Francës, luftërat e gjata ruso-turke për Krimenë, luftërat e njohura imperiale ose kolonialiste, luftërat e përgjakshme rajonale ose ballkanike, dy luftërat e mëdha botërore dhe kështu me radhë…Sëcila (akëcila) prej tyre me kobzezë ose me ugurzezë se tjetra.

 Të gjitha këto, për të gjetur lidhjen ose formulen e njohur organike, fizike, gjenealogjike, biogjenetike, strukturalgjenetike, fetare, kulturore, empirike, dialektike, historike, gjeografike, ushtarake ose politike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi, Engelsi, Prudhoni, Bernsteini etj., do e quanin dikur “gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike.” 

Në këtë “histori” është mëse indikativ ose simptomatk fakti i njohur retrograd, paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit: fuqitë e ndryshme imperiale ose kolonialiste, pas luftërash të përgjakshme dhe shkatërrimtare kundër njëra tjetrës, gjithëmonë janë pajtuar ose paqësuar mes veti, duke lidhur marëveshje ose traktate të ndryshme ushtarake dhe politike mbi kurrizin e thyer ose lakuar të shqiptarëve!

Apo….!?

Pas luftërave të gjata mbi Krimenë dhe kështu me radhë:  Rusia dhe Turqia u pajtuan mes veti në “Kongresin e Berlinit” dhe “Traktatin e Shën Stefanit” me 1878. 

Dihet se çka (çfarë) iu ndodhi teritorit ose hapësirës jetësore, etnike, historike, gjeografike, autoktone ose autentike të shqiptarëve-pas “Traktatit të Shën Stefanit” dhe “Kongresit të Berlinit” (1878)…!!!

Apo, pas “Kongresit të Vjenës” dhe vendimëve të “Pentarkisë së Madhe” ose “Aleancës së Shënnjtë” me 1815…!!!

Pastaj rodhën ose erdhën (si retë e zeza) njëra pas tjetrës ‘Konferenca e Ambasadorëve të Londrës” ( me 1913 dhe 1915), “Traktati i Vërsajes”(1919), “Konferenca e Jaltës” Tehranit ose Parisit (1945 ose me herët, gjatë LDB-së) si dhe plot zezona dhe padrejtësi të tjera shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike dhe gjeografike ndaj shqiptarëve.

Para “Konferencës së Lindrës (1913 dhe 1915 ) veç Kosova i kishte me tepër se 29. 5OO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës të saj autoktone, etnike, autentike, historike dhe gjeografike.

Ndërkaq, nga viti 1939 dhe deri me 1945, Shqipëria Natyrale dhe Etnike, i  numronte hiç me pak se  8O. OOO kilometra katrore. 

Nejse!
Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, “revizion” ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e korruptuar, autoritar, kriminal, gjakatar, imperial, kolonial ose totalitarist të Serbisë në tërësinë e tij.

 Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe pushteti ose qevëria e tyre, do i sherbejnë maksimalisht shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e saj.

Nuk shkonë gjithëmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e hallave, tezëve, dadave, kusherinjëve, dajëve, tezakëve, nunave (kumbarëve) ose militantëve të ndryshëm paranormal ose parapolitik.

U mor vesh se në politikën ose pushtetin kosovar, sipas një “logjike ose filozofie”borxheze, skllaopronare ose feudaliste, ata që kanë qenë lartë në pushtet, politikë ose diplomaci, gjithëmonë janë mirëmbajtur, ushqyer, pasuruar, ngritur ose promovuar nga ata që ishin ose janë me poshtë. Gjegjësisht, nga populli ose elektorati i manipuluar dhe duarthatë ose duarbosh.

Ndërkohë që edhe struktura dhe arkitektura e marëdhënieve ose raportëve ndërkombtare, në esencën ose substancën e tyre janë borxheze, skllaopronare, feudaliste, imperiale, kolonialiste ose gjysëmkolonialiste.

 Në UE-s dhe OKB-s sidomos.

 Është pra një “luftë” ose ‘stuhi infernale, ciklike dhe enciklike’ që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual e kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste.

Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, historike, gjeografike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. (Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale dhe të tjera mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve!) 

Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.

 Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme borxeze, skllavoproare, feudaliste, kolonialiste ose imperialiste, për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish ‘murit’ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe të tjera) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.

 Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, influencat ose ndikimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të Moskës ose Kremlinit zyrtar në Bruksel, Strasurg, Paris, si dhe në qëndrat ose metropolat tjera të UE-s, dikur (para luftës së Ukrainës)-ishin të shumëta dhe të shumëfishta. Me pasoja kolaterale dhe multilaterale. 

Ndoshta, edhe me të fuqishme se ato të Uashitonit. Mos të flasim këtu mbi masonerinë ose oligarkinë e fiqishme ruse në të gjitha qëndrat ose metropolat me të të fuqishme perëndimore.

Ndërkohë që në Serbi (edhe pse shkaktare e luftërave, shkatërrimëve dhe tragjedive të njohura njerëzore dhe materiale ndaj vendëve dhe popujve tjerë joserb)-nga ana e fuqive kresore të Europës ose Perëndimit (plus Turiqisë, Kinës, Rusisë etj.) -është investuar 1O ose 1OO herë me shumë se sa në Kosovë dhe vende tjera. 

Një digresion:

Po e riceku sërish se mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, natyrore ose ordinare në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në “polisin” e Athinës, në Greqinë Antike, dikur me vonë në Romë etj.

Aristoteli asokohe mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikë, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan shtetin ose perandorinë romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar pèr tè gjithè) dhe “res publica” (republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik). 

Ndaj, mëqe, sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes “civitas ose civilis shtetit” dhe “civitas Deit”: Ishin përvoja, arti, talenti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike, retorike, oratorike etj. (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose politike (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bënin të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disonante, kognitive ose spekulative mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e ndryshme religjoze (teologjike), filozofike etj.

Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga “Ars Prudentia” ose “Prudentia Regnativa” në “Virtus Prudentia”. Respektivisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të njohura administrative, juridike, represive, inkursive ose reperkusive etj.

Ne ua kemi borxh grekëve të vjetër këtë invencion (zbulim), narracion dhe mision të politikës, i cili e ka ngritur ose konstituuar njërën nga veçoritë themelore të kulturës perëndimore. 

Nga kjo rezulton se identiteti i një politikani, diplomati ose kryediplomati, është identiteti polemik si dhe, narrativi ose afiniteti i tij intelegjent (intelektual) dhe profesional, i cili konsiston në debatin ose dikutimin publik ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe  puçen, ravijezohen, konturohen, unifikohen, konvencionalizohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme politike, diplomatike, shtetrore, nacionale, strategjike, kulturore dhe tè tjera, të cilat bashkërisht i japin diplomacisë moderne ose bashkohore kuptimin, imazhin dhe fizionominë e tyre.

Aty pra, ku penetrojnë, interferojnë, reflektojnë dhe integrohën në menyrë sintetike, integrale ose dialektike, edhe shumë elemente ose instrumente të tjera brenda paradigmave të ndryshme interaktive, interkognitive etj.

Vlera madhore e politikë së jashtme dhe diplomacisë moderne ose bashkohore, nuk janë monizmi ose unilateralizmi aksiologjik (bla-bla-bla) me thekse dogmatike, demagogjike, pllakative, ataviste, ireverzibile, paradoksale, reaksionare, anakronike etj. Dhe, aq me pak i ashtuquajturi “pluralizmi aksiologjik” i cili përfundon në grumbull qëndrimesh aglutinative dhe aproksimative, të cilat as nuk duan t’ pohojnë e as t’ mohojnë ato çfarë kërkohen prej tyre.

Esenca ose substanca e etikës (aftësia për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve)-do ishte plotësisht e pamundur të ndërtohej në rast se një mori vlerash dhe parimesh sipërore nuk janë vendosur paraprakisht aty ku duhet. Mbi etikën globale ose universale. 

Ky do duhej të ishte caku final ose përfundimtar i një politikani, kryediplomati ose diplomati. Ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Ndaj, sa më precize të jenë marëveshjet ose deklaratat, aq më të prirura do jenë ato të definojnë në mënyrë precize dhe pozitiviste se çfarë do duhej të ishte rregulli (rregullimi), fuknsioni, narrativi ose misioni i sotëm politik ose diplomatik, duke i bartur me veti, në sfond, edhe një mori kontroversash ose disonancash kognitive, aksiologjike etj. 

Si për shembull: Shtetet liberale ose demokratike, kanë mosmarrëveshje me shtetet marksiste ose komunosocialiste në çështjet e pronës ose kapitalit. Por, kjo nuk pengon që parimet e përgjithshme për të drejtat e njeriut të përcaktojnë parimet e një etike globale ose universale që do zbatohej ose aplikohej në mënyrë kritike, për të tërhequr vëmendjen mbi diçka që nuk do duhet të lejohej edhe në rastet kur nuk pajtohemi në lidhje me organizimin e ekonomisë apo të pronës ose kapitalit.

Janë mu këto vlera dhe thesare prej nga ku mund të nxirren edhe aksiomat edhe idiomat e të qenit qytetar i një qytetërimi të lartë kulturorë, politik ose diplomatik- përmes edukimit  empirik, modernist ose progresivist, i cili do duhej të ishte pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës shoqërore, qytetare, kulturore, politike ose diplomatike.

Një komunitet politik dhe diplomatik, definohet dhe identifikohet përmes refuzimit të dhunës, linçimit, shantazhit, komplotit, bojkotit ose sabotazhit, si metodë e zgjedhjes së konflikteve. Apo, për t’a thënë ndryshe: nga zgjedhja e diskutimit publik si mjet për zgjidhjen e konflikteve, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta racionale, avangarde ose pozitiviste.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shtetit; janë zgjuarësia ose mençuria politike dhe diplomatike, stili apo forma e debatit, dialogut ose komunikimit, ato vlera dhe parime që krijojnë pasqyrën ose imazhin e tyre.

Aty pra ku puçën (bashkohën ) ose kombinohën spirtualja, materialja dhe idealja, gjegjësisht ana refleksive dhe teorike me anën praktike ose ekzistencialiste etj…

Madhështia ose shkëlqimi i diplomacisë klasike me zgjuarësinë, akribitetin, luciditetin, subtilitetin, modernitetin dhe efikasitetin e diplomacisë moderne ose bashkohore. Aty ku penetrojnë, interferojnë, reflektojnë dhe integrohën në menyrë sintetike dhe shumë integrale ose dialektike, edhe shumë elemente ose instrumente të tjera  intelektuale, intelegjente, profesiinale, elokuente, kintemplative, komplementare, suplementare ose superlatuve brenda paradigmave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, kulturore, historike, strategjike etj.

Në instancë të fundit Isa Mustafa dhe lider të tjerë të opozitës kosovare (lëxo dubioze)-nuk kanë pse të protestojnë ose akuzojnë Albin Kurtin dhe qeverinë e tij-lidhur me ato marrëveshje ose traktate të ndryshme përverse, paradoksale, reaksionare dhe anakronike që i kanë hartuar dhe nënshkruar (firmosur) dikur vet me Serbinë!

Ndonëse, edhe marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes “dashurisë dhe urrejtjes”, ku mjafton vetëm një keqkuptim ose acarim i vogël në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme “elitare” ,”egalitare”, qeveritare, politike, protokolare ose diplomatike dhe, i tërë “kompozicioni” i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritare të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion.

Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme ( formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, koniukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika së bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si Ideologji, apo mbase edhe si resurse, potencial dhe një kauzalitet i lartë shtetëror, nacional ose politik tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor. 

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.

Personalisht nuk e besoj aspak se Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu etj.,  mund t’i tradhëtojnë, eklipsojnë ose determinojnë aspiratat dhe interesat e njohura shtetrore, naciinale, politike dhe strategjike të Kosovës dhe shqiptarëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA po vlerëson opsionet për të ndihmuar Afganistanin

Story i radhës

​Rusia në recesionin më të keq në 30 vjet

Të fundit nga