A po i sillen retë e zeza Kosovës…!?

March 27, 2022
min lexim

Nuk ka dyshim se Serbia është mobilizuar përmes propagandës fashiste kundër Kosovës, duke ngritur edhe shkallën e mobilizimit të forcave policore dhe ushtarake në kufi me Kosovën. Vendimi i Qeverisë të Republikës së Kosovës kundër votimit të serbëve për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë i ngriti në këmbë forcat nacionaliste në Serbi të cilat po paraqiten në shkallën më ekstreme kundër Kosovës në destabilizimin e Ballkanit.

Është për tu habitur edhe deklarata dhe qëndrimi i shteteve të Quint-it dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel të cilat nuk u rreshtuan në krahë të Qeverisë së Kosovës por duke bërë kalkulime diplomatike e përkrahën dhe e përkëdhelen Vuçiqin dhe Serbinë. Qëndrimi i diplomatëve të Quint-it, për tu dhënë mundësi serbëve të votojnë në Kosovë, e trimëroj Qeverinë e Serbisë karshi Kosovës e cila i nxiti serbët në pjesën veriore të Kosovës për të protestuar kundër institucioneve të Kosovës. Është befasi në këtë kohë kur situata në botë po vlon e këtë më së miri po e shohim luftën në Ukrainë e përkrahur nga Serbia e cila është faktori më destabilizues në Ballkan dhe aleate e Rusisë.

Mjerisht, bota është përqendruar, duke i vëzhguar zhvillimet e luftës në Ukrainë e cila po e rrezikon paqen dhe sigurinë globale. Serbia me mjeshtri me politikën e saj të pa besë po e kërcënon Kosovën, duke shfrytëzuar momentumin e ngjarjeve në Ukrainë. Ministri i policisë serbe Aleksander Vulin para dy dite deklaroj haptazi se Serbia për t’i shpëtuar serbët në Kosovë nuk ka rrugë tjetër përpos t’i shpall luftë Republikës së Kosovës. Se me të vërtet në kazanin e politikës serbe po zihet diçka e keqe tregon edhe lajmi i djeshëm i cili vërtetoi se gjenerali i armatës serbe Millosheviq i vizitoi kazermat e ushtrisë serbe në Rashk dhe në Novipazar duke dhënë mesazhin për ngritjen e shkallës së gatishmërisë të forcave ushtarake për t’i zbatuar urdhrat e hirearkisë, deri tek presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Politikan i brymosur me nacionalizëm dhe urrejtje që nga periudha e Millosheviqit, Nebojsha Qoviq deklaroj mbrëmë: “se ka ardhur koha që ushtria dhe policia serbe të vehen në gjendje gatishmërie për të hyrë në Kosovë kinse për t’i mbrojtur serbët”. Deklarata nacionaliste, fashiste brenda 24 orëve të fundit dëgjuam edhe nga Marko Gjuriqi ish drejtor i zyrës të Serbisë në Kosovë e tani ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vet fakti se serbët në Kosovë janë instrument i politikës në Beograd tregoi edhe takimi i fundit i Kryetarëve të Komunave serbe dhe të deputetëve të cilët janë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kërcënimi i tyre për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës ka prapavijë të errët politike. Ky është skenar i rafinuar i politikës në Beograd e cila në koordinim me Putinin dëshiron të hap edhe një front të ri në Kosovë, apo Bosnjë me qëllim të pushtimit të Kosovës dhe destabilizimit të rajonit. Janë këto vetëm disa nga argumentet dhe zhvillimet të cilat po ndodhin rreth Kosovës dhe kufijve të saj. Andaj kambona po bije për ata të cilët i ka zënë gjumi i ariut e të cilët po mendojnë se KFOR-i do tu a sigurojë qetësinë dhe rehatinë. As në kohën e Millosheviqit rajoni nuk ka qenë më i trazuar nga politika nacionaliste dhe fashiste të Serbisë. Prandaj në fund po theksojmë se institucionet e Kosovës patjetër duhet të jenë vigjilente dhe në nivel të përgjegjësisë nga rreziku që mund t’i ndodh Kosovës. Më thotë mendja se zhvillimet e ngjarjeve në Ukrainë janë shumë të lidhura me politikën dhe aleancën ruso-serbe kundër rrymave dhe sistemit demokratik të vlerave perëndimore. Politika shqiptare patjetër duhet të jetë e bashkuar dhe të flasë me një gojë. Këtë po e kërkojnë rrethanat dhe zhvillimet që po ndodhin në rajon. Ukraina po shkatërrohet nga forcat ruse vetëm 50 kilometra larg Aleancës Veri Atlantike të NATO-së!… Nuk na duhet koment ma i gjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raundi tjetër i bisedimeve Ukrainë-Rusi në Turqi

Story i radhës

Njësitet ruse largohen për tu furnizuar

Të fundit nga

ShkoLartë