A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

January 9, 2025
min lexim

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën.

Ai foli për sfidat që kanë hasur në vitin 2024, por si kryesoren e përmendi mos realizimin e unazës në kryeqytet.

“Ka qenë sfide e vazhdon të jetë është unaza e kryeqytetit. Është projekt kyq jo vetëm për kryeqytetin por për të gjithë Kosovën por për gjithë Kosovën duke përfshirë këtu edhe Lojërat Olimpike 2030 që po planifikojmë të jemi nikoqir i lojërave”, tha kryetari i Prishtinës. 

Rama tregoi edhe për sfidat e tjera siç janë: problemi me qentë endacakë, çështja e ishullit urban, nën kalimi tek rruga Agim Ramadani, e projekti i spitalit të kryeqyteti.

E për të gjitha këto, Rama, fajëson Qeverinë që po bllokon realizimin e projekteve. 

Ani pse me gjithë këto pengesa Rama, e cilësoi rekord në realizmin e buxhetit.

Kryeqyteti ka thyer rekorde këtë vit në realizimin e buxhetit, që nga fillimi kemi pasur rritje të buxhetit nga viti në vit. Në vitin 2024 buxheti ka realizim rekord historik me mbi 80%. Ndërsa investimet kapitale janë realizuar mbi 63%”, tha ai.

Ditë më para televizioni kishte raportuar për problemet e rrugës “Bajram Bahtiri”, e që sipas Ramës, kjo rrugë e shumë të tjera do të përfundojnë në vitin që kemi hyrë.

Kurse sa i përket sheshit monumental “Adem Jashari”, asnjë nga propozimet nuk i ka mbështetur familja Jashari.

Ne e kemi pasur konkursin edhe kemi pas projekt propozime, si pjese e procesit ne kemi qenë sensitive edhe ndaj çështjes së familjes të Adem Jasharit e kemi pas edhe reprezentuesin e familjes ku në bazë të procesit nuk e kanë pa familja asnjë projekt që e meriton me ec para”, tha Rama.

Ndërsa se si i sheh projektet e vitit 2024 opozita në kryeqytet, foli asamblisti nga radhët e VV.

“Ashtu si ne vitet e kaluara, edhe në vitin 2024 Kryetari Rama ka dështua ne realizimin e premtimeve,projekteve që ka dhënë në fushat. Prishtina ka shumë probleme në infrastrukturë rrugore. 

Kryetari Rama ka dështuar të sjellë edhe autobusë të rinj pavarësisht qe ka qenë premtim i tij, ata autobusë kurrë nuk erdhën në qeverisjen e LDK-së”, thotë Besart Krasniqi, asambleist në LVV.

Sipas Krasniqit, puna në kryeqytet ka qenë regres edhe në vitin 2024, ashtu siç ishte regres prej fillimit qeverisja e kryetarit Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grenlanda – ishulli i pasur që Trump dëshiron t’ia marrë Danimarkës

Story i radhës

Asgjë nuk është e pamundur

Të fundit nga

​I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është nderuar të enjten me një ceremoni madhështore funerale në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit. Në ceremoninë e cila u mbajt para se ai të varroset në qytetin e

Tetova i gëzohet

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar ndeshjen e parë të vitit 2025 ndaj Laçit si të komplikuar përballë një skuadre të vështirë. Por tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores
ShkoLartë