Presidenti rus Vladimir Putin, e sheh aktualisht veten para një dileme të madhe. Ushtria e tij nuk mund ta fitojë më luftën në Ukrainë, por dështimi nuk është një opsion. Në regjimet autoritare, siç është sot Rusia e Putinit, humbja e një lufte të rëndësishme shkakton ndryshimin e regjimit.
Një ndryshim, të cilit Putin nuk do t’i mbijetonte. Në këto kushte, a mund të gjejë ai një mënyrë për të distancuar veten nga dështimet e tij, apo është tashmë një i vdekur i pakallur? Le ta nisim analizën fillojmë me arsyen se përse ushtria e Putinit po shkon drejt humbjes së sigurt.
Ajo nuk mund të korrigjojë dot më humbjet që pa pësuar. Duke qenë nën sulmet e përditshme të ushtrisë ukrainase, njësitë e vijës së parë po pësojnë deri në 500 të vrarë në ditë, dhe janë vetëm 1/5 e forcës së nevojshme për këtë luftë. Morali i trupave ka rënë.
Eprorët po i braktisin vartësit e tyre. Tashmë po shihen kudo skena të dorëzimin në masë. Njësitë bllokuese, detyra e të cilëve është të qëllojnë ushtarët e tjerë që përpiqen të dorëzohen, po sillen tashmë njëlloj.
Përpjekjet e Putinit presidentit rus për të rifreskuar ushtrinë e tij, duke mobilizuar më shumë se 300.000 burra nuk po funksionon ashtu siç ishte planifikuar. Rekrutët po detyrohen të blejnë vetë rrobat, pajisjet dhe ushqimin e tyre, sepse Rusia nuk mund t’u sigurojë më as pajisjet më thelbësore.
Por edhe nëse zgjidhen problemet logjistike me mobilizimin e shtatorit, hedhja në luftime e rekrutëve pak eksperiencë dhe shumë pak të stërvitur për të zëvendësuar veteranët shumë të motivuar dhe të mësuar në beteja, nuk është një strategji fituese.
Dhe kjo na çon tek argumenti ynë i dytë. Me më shumë se 100.000 të vdekur dhe të plagosur, Ukraina është bërë për Rusinë, një luftë e madhe. Ndërsa rusët mbështesin në shumicë ushtarët në vijën e frontit, mbështetja për Vladimir Putin dhe luftën e tij të zgjedhur është duke u zbehur ndjeshëm pas humbjeve ushtarake të njëpasnjëshme dhe numri të madh të të vdekurve.
Gati 400.000 burra u larguan nga Rusia në vend se të pranonin të rekrutoheshin, gjë që nuk është një mbështetje dhe aq e fortë ndaj statuskuosë aktuale. Ndryshimi i regjimit është duke u diskutuar tashmë. Siloviki, zyrtarët e shtetit të thellë që e vendosën në pushtet Putinin, po kërkojnë fundin e luftës në një mënyrë që të justifikojë disi gjakun e derdhur dhe paratë e harxhuara për të.
Dhe nëse Putin nuk mund të prodhojë do atë rezultat, siloviki mund t’ia ofrojnë presidentin rus publikut si një “kurban” për disfatën. Si mund të dalë ai nga kjo situatë? Nëse NATO do të hiqte dorë nga furnizimi i Ukrainës me armë dhe me të dhëna të inteligjencës në kohë reale, kushtet në fushën e betejës do të ndryshonin.
Por ndoshta as kjo nuk do të mjaftonte për të fituar. Pasi do të ishte ende një betejë midis të demoralizuarve, të rekrutuarve të pastërvitur dhe veteranëve ukrainas të kalitur nga beteja që mbrojnë shtëpitë e tyre. Por e sigurt është se një zhvillim i tillë, do t’i jepte kohë Putinit për të menduar për diçka tjetër.
Po si mund të shkaktohet ndërprerja e linjave të furnizimit nga Perëndimi për Ukrainës? Jo me forcën e armëve. Duke pasur parasysh kushtet aktuale, çdo konfrontim midis Rusisë dhe NATO-s, balanca e forcës do të anojë dukshëm në favor të kësaj të fundit.
Ndaj Putin duhet të gjejë një mënyrë tjetër për ta nxitur NATO-n të largohet me vullnetin e tij të lirë nga ndihma ndaj Kievit. Rusia Sovjetike besonte dikur tek “dezinformatsiya”, pra tek përdorimi i informacioneve të rreme për të mashtruar, demoralizuar ose manipuluar njerëzit.
Sikur të ndiqej doktrina sovjetike, sulmit në shkurt do t’i kishte paraprirë një fushatë keqinformimi, që do të justifikonte veprimet e Putinit dhe nxiste mbështetjen ndërkombëtare për pushtimin. Me arrogancën e tij, duket se Putin ka supozuar se ‘dezinformatsiya’ nuk ishte e aspak nevojshme.
Kievi do të kapitullonte brenda pak ditësh. Faktet do të flisnin vetë. E pse duhet që rusët të shqetësoheshin për një strategji shtesë? Edhe pse do të ishte e vonuar, një fushatë keqinformimi mund të hartohet dhe zbatohet ende nga Moska.
Për shembull marrim këtë skenar:ofensiva pranverore e ushtrisë së Putinit fillon me bombardimet e rënda ndaj Lviv dhe qyteteve të tjera, nga ku hyjnë furnizimet e NATO-s në Ukrainë. Synimi i hapur është ndërprerja e zinxhirit të furnizimeve që vijnë nga NATO.
Ndërsa ai i fshehtë është një “cunami” refugjatësh që dynden drejt vendeve të Evropës Qendrore. Në Evropë, mbulimi mediatik i lajmeve mbi qytetet e rrafshuara dhe i lumenjve të refugjatëve, prodhon një mbingarkesë emocionale. Ndërsa njerëzit përpiqen që të analizojnë atë që po ndodh, protestuesit kërkojnë që t’i jepet fund misionit të NATO-s për ri-furnizimin e trupave ukrainase, pasi kjo po e “detyron” Putinin të bombardojë qytetet e Ukrainës.
Më në fund, simpatizantët e Putin në Evropë kanë nisur të pëshpëritin se si një marrëveshje paqeje, qoftë edhe me shumë të meta, jo vetëm që do të ndalonte vuajtjet, por do ta kthente Evropën në kohët e arta kur gazi i lirë rus e mbante atë ngrohtë dheme çmimet shumë të ulëta.
Çfarë përshkruam? Një ngjarje emocionalisht dërrmuese. Një reagim të thjeshtëzuar ndaj ngjarjes; ndaloni bombardimet ruse përmes ndalimit të furnizimit me armë të ukrainasve. Dhe me premtimin e shpërblimit të menjëhershëm, gazi rus me çmim të lirë.
Pikërisht kështu lind një lëvizje kundër luftës. Putini ka tani në dispozicion një mënyrë jo ushtarake për të ushtruar presion ndaj NATO-s. Aftësia për të ushtruar një presion të tillë, nuk do të thotë automatikisht se presidenti rus do të marrë atë që dëshiron.
As Vladimir Putin dhe as njerëzit e tij, nuk kanë treguar shkathtësinë politike të nevojshme për ta bërë funksionale këtë skemë. Por nga ana tjetër kjo s’do të thotë se Putin nuk do të përpiqet. Me ushtrinë e tij të rifreskuar dhe me drejtuesit e strukturave të sigurisë që po i kërkojë me ngulm veprim, çfarë opsionesh të tjera i mbeten atij në dispozicion?
Shënim: George Walsh ka qenë pjesëtar aktiv i Ushtrisë Amerikane në vitet 1986-1989, dhe pjesë e trupave rezerviste në vitet 1989-1994. Ai është diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.