A mund t’i çoi përpara Europën dhe Ballkanin Gjermania si superfuqi europiane ose botërore…?

min lexim

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, po bën hatanë ose kërdinë e gjithëmbarëshme njerëzore, urbane, agrare, sociale ose ekononomike përmash kolaterale ose apokaliptike: Analistët e specializuar dhe kompetent, e shohin dhe konsiderojnë rolin, pozicionin dhe misionin e Gjermanisë në luftën ose konfliktin e mesipërm Ukrainë-Rusi, si krucial, multilateral ose kolateral në kuptimin e shtensionimit, përafrimit dhe uljes së gjakrave ose tensionëve të përgjithshme atje, për shkak të asaj se SHBA-së ose Administrata e Presidentit Biden, e kanë humbur ose zventuar si të thuash toruan dhe autoritetin ose prestigjinin (reputaciinin)e dikurshëm global ose universal në marëdhëniet ndërkombtare, për shkak të krizave, acarimëve ose polarizimëve të skajshme në planin e brendshëm dhe të jashtëm. 

Edhe politika globale ose gjithëbotërore, sikur ka pësuar të çara (fraktura), trashe, rrogoze, istikame të reja, si dhe një mosbesim dhe pasiguri latente ose permanente.

Kështu që bota ose planeti ynë, sikur kanë ngelur pa lidershipin ose kujdestarinë e njohur amerikane, në një çast ose moment sfidues, turbulent, hektik, eklektik dhe tepër dramatik, siç është lufta në Ukrainë etj.

Ndërkohë që (për fat të mirë) e kemi një kurs, vizion, narrativ, mision ose rirrjeshtim të ri komplementar, suplementar, komprehensiv, kontemplativ, integral dhe superlativ të Gjermanisë (si superfuqi kontinentale dhe interkontinentale) në marëdhëniet ndërkombtare.

Një vlerë dhe komponentë të re interpolare ose multipolare me plot elemente ose instrumente të njohura të politikës ose diplomacisë së kualifikuar (profesionale) ose intelegjente e cila ka për qëllim ngritjen (projektimin), shquarjen, afirmimin dhe artikulimin e politikës së jashtme ose diplomacisë publike, transparente, kualitative, dinamike, kompetente, profesionale, intelegjente, intelektuale, shkencore ose akademike.

Jetojmë në shekullin ose epokën e re të drtitës, edukatës, kulturës, etikës, estetikës, moralit, integrimit, koperimit, emancipimit dhe disciplinës së njohur shkencore ose humaniste….

Politologët e konsiderojnë diplomacinë si njerën prej artëve ose disciplinave më të ngritura, më të avansuara, më të privilegjuara ose kompetente për zhvillimin, evolucionin ose afirmimin e njohur lukrativ, kualitativ, kontemplativ, komprehensiv, komplementar ose suplementar të marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme ndërshtetrore, ndërnacionale, ndërqeveritare, ndërkontinentale, interkontintale dhe të tjera me anë të instrumentëve ose mekanizmave të njohura finansiare, tregtare, ekonomike, sociale, shkencore, industriale, teknologjike etj. Aty pra ku Gjermania është lidere ose kampione e njohur kintinentale (europiane) e ndoshta edhe interkontinentale.

Se këndejmi, edhe investimët e industrisë, kapitalit dhe ekonomisë së fuqishme gjermane në Rusi dhe Ukrainë, janë ose ishin shumë të fuqishme dhe multidimenzionale.

Ndërkohë që politika dhe diplomacia gjermane, sikur kanë ngritur dhe ndërtuar një pushtet moral dhe autoritet global mbi politikën dhe diplomacinë e Rusisë, Ukrainës dhe gjithandej vendëve ose meridianëve të globit, saqë pak kush ka vullnet ose kurajo paraprake me ia kthyer fjalën Gjermanisë në marëdhëniet botërore ose ndërkombtare.

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne gjermane, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.

Ndaj, nuk është aspak çudi ose befasi ngritja ose pozicionimi i Gjermanisë në një superfuqi ushtarake ose luftarake (e ndoshta edhe nukleare ose atomike) të kontinentit dhe globit. 

Një digresion:

Në pamje të parë, podiumi ose audienca e mendimit ekonomik vizionar, narracionit të shquar politik dhe diplomatik, si dhe ajo e muzikës tradicionale gjermane, nuk kanë shumë dallime nga njëra-tjetra, do thonin dikur si me ‘humor të bardhë’ anglezët ose britanikët e mençur, gjentil ose intelegjent.

Ndaj, askush nuk mund të qortonte ose paragjykonte asokohe hapur ose publikisht një fjalim të mehershëm që Dr.Angela Merkel, ish Kancelarja e hekurt dhe historike e Gjermanisë, e mbajti dikur në një tendë birrash bavareze gjatë një vizite elektorale në një panair. 

Ish Kancelarja gjermane, asokohe i tha audiencës së njohur gjermane se kriza ekonomike kishte nxjerrë në pah superioritetin e modelit të ruajtjes së vendit të punës, në çdo mënyrë dhe me çdo çmim e çdo kusht.

 “Gjermania nuk është si të tjerët ku me miliona njerëz nuk kanë një vend pune dhe as sigurim social ose shëndetësor”, – kishte thënë asokohe Dr. Merkel.

U mor vesh se që nga Konrad Adenaueri ose Helmut Schmidti dhe deri tek znj. Merkel ose z. Scholz, liderët e zgjuar, kompetent dhe konsekuent të Gjermanisë, e kanë balancuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social etj.

Nëse kriza globale mbërriti në Gjermani, kjo erdhi asokohe për shkak të bankierëve lakmitarë. 

Europa u detyrua të kërkonte modele ose rregulla të reja në tregjet financiare dhe ekonomike. Dhe, Gjermania ishte dhe mbeti një lidere ose kampione e eksportëve të vlerave, mallërave dhe kapitalit.

Ndërkaq, CDU dhe CSU, si duket nuk i fituan zgjedhjet e fundit parlamentare ose qeveritare në Gjermani, në saje të mungesës së hetueshme të një figure autoritative, historike dhe karismatike, siç ishte Dr. Merkel, e cila nga komentator dhe analist të shumtë vendor dhe ndërkombtar, është konsideruar si Ikonë ose Patriarke e CDU-së në veçanti, si dhe e politikës gjermane në përgjithësi.

Ç’është e vërteta, Dr. Angela Meekel, nuk i sulmoi as nuk i qortoi kurrë as rivalët ose

oponentët e saj kryesor siç ishin Kancelari  Olaf Scholz ose Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier etj.

Ajo madje, nuk i qortoi ose sulmoi kurrë as politikat e rivalëve të saj të majtë, edhe pse

në çdo çast ose moment, mund t’i ipte (jepte) fund koalicionit të madh me socialdemokratët e Scholzit ose Steinmeierit, dhe do të formonte një qeveri të re me partitë e ndryshme pro biznesit, karierës, prestigjit ose autoritetit personal, siç ishin Demokratët e Lirë (FDP) etj.

Se këndejmi, nëse votuesit gjerman ishin të frustruar ose inatosur politikisht, në radhë të parë ishin të frustruar ose inatosur me bankat ose corona virusin (covid 19) dhe jo me politikanët ose politikat e znj. Merkel.

 E gjithë kjo situatë i bëri zgjedhjet parlamentare gjermane me të çuditshme, misterioze dhe enigmatike, por nga ana tjetër me ndikim për fatin ose ardhmerinë e UE-së (BE-së) të lëkundur ose trazuar seriozisht pas ‘brexitit britanik’ si dhe nga pandemia globale (Covid 19) dhe të tjera.

Ndonëse, tani pasiqë kriza e kredive, lufta në Ukrainë dhe covid 19, e kanë pushtuar Europën dhe gjithë globin, vëmendja e lidershpit gjerman, sikur është zhvendosur nga menaxhimi i krizës, tek planifikimi i së ardhmes. 

Krizat e mesipërme, sikur e kanë nxjerrur në pah ose sipërfaqe urgjencën e ngritjes së disa çështjeve ose pyetjeve kardinale dhe ekzistenciale: Si për shembull, a është “modeli europian” i bazuar në kufijtë e hapur, tregun e lirë dhe sistemin zemërgjerë  të mirëqenies dhe solidaritetit në një botë të globalizuar?

Gjithashtu kriza ka ngritur edhe disa pyetje të reja si për shembull…:Si mund të përqaset tregu i përbashkët i vlerave, financave ose kapitalit të njohur gjerman me “realitetin e brendshëm”të UE-së, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.?

 Në çdo debat ose diskutim europian, duhet të dëgjohen përgjigjet e Gjermanisë për këto pyetje kardinale, esenciale ose kolaterale. E sidomos për Kosovën, Ballkanin, luftën e Ukrainës etj.

Lidershipi i Gjermanisë, sikur i kanë nxjerrur mbi sipërfaqe temat dhe debatet e vërteta mbi Ukrainën, Kosovën, Ballkanin ose zgjerimun e UE-së etj.

Vizia historike e Kancelarit Scholz në Kosovë, flet vet.

 Kosova ishte stacioni i parë i misionit dhe agjendës së tij ballkanike. Edhe kjo ka shumë rëndësi për ne.

Europa ose vet UE-së, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë, krucial dhe tepër sfidues, enigmatik e dramatik.

U mor vesh se garantuesit ose spinzorizuesit kryesor të shtetit, lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë gjermanët dhe anglo-amerikanët e jo i ashtuquajturi lidershipi ose estabilishmenti politik i Kosovës. Pikë.

Dorën në zemër, ka edhe pak komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete që mund të mirëpriten nga analist ose politolog vendor e ndërkombtar, lidhur me rolin, pozicionin dhe misionin e ri të Gjermanisë në politikën kontinentale dhe interkontinentale, për shkak të mungesës së hetueshme të studimëve ose analizave t specializuara dhe kompetent të politikës dhe diplomacisë konfidenciale, diskrete, interaktive etj.

Në Gjermani, populli ose elektorati janë të kualifikuar, auditorial ose edicional, dhe jo si në disa vende ose shtete tjera.

Sidoqoftë, gjermanët kanë kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre (e re) prap do i mbron nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër kanë shpëtuar shumë vende pune- nën Qeverinë e znj. Merkel. Ky trend vazhdon edhe në qeverinë e z. Scholz.

Por, ekziston friika latente ose permanente se problemët e mëdha janë shtyrë me vonë.

Në Bruksel, zyrtarë të lartë të BE-së kanë frikë se ka probleme në shumë segmente të sistemit tregtar, bankar ose finansiar europian. Ndaj, askush nuk e di nëse Brukseli zyrtar e ka mbajtur të fshehtë situatën reale.

Aty janë edhe konceptët ose “modelet” e larmishme brenda UE-së, si “Modeli i Ranjës” ose “Shngenit”( Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu të cilit pritët t’i bashkohet edhe Kroacia…), “Modeli Skandinavik” (Holanda, Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda), “Modeli Jugor ose Mesdhetar” (Italia, Spanja, Greqia dhe Qiproja), “Modeli Anglo-Sakson” (Iralanda dhe Portugalia pa Britaninë e Madhe) dhe”Modeli Jugindorë” (Polonia, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Lituajia, Letonia, Estonia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria). Sëcili (akëcili) prej tyre me specifikat ose karakteristikat e posaçme në sfond.

Se këndejmi, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën. Është paksa me e lehtë për votuesit ose elektoratin gjerman të dëgjojnë se si lufta në Ukrainë së bashku me krizat ose trazirat e ndryshme financiare, tregtare ose ekonomike, kanë ardhur nga “lakmia” jo-gjermane.

 Një dozë e vogël lehtësimi kjo që i bën gjermanët dhe të tjerët të besojnë se me qetësinë dhe urtësinën e tyre tradicionale ose platonike, po e teklalojnë “krizën e përbashkët” globale ose universale, siç është lufta e Ukrainës etj.

Ndonëse, askush nuk e di me saktësi, nëse Europa (UE) është larguar përfundimisht kriza? 

Madje, as frikërat e ndryshme, dilemat dhe dyshimet, akoma nuk janë heçur dhe vërtetuar. 

Gjermanët do të duhej të ishin të lumtur dhe gëzuar ose inkurajuar me faktin se kriza dhe recesioni, nuk i kanë kapur ose kapluar si anglezët (britanikët), francezët etj.

 Britania e Madhe si për shembull, liderët e së cilës vazhdimisht janë ankuar për ngecje, disfunksoin dhe një stanjacion kontinental: Supozojnë se, kriza e UE-s, është shumë me e thellë se sa ajo që pranohet nga politikanët franko-gjermanë.

 Modeli social i tregut të lirë ende përballet me sfida dhe prova të vështira. Por, gjithashtu duhet njohur, kuptuar dhe pranuar faktet dhe realitetet e njohura në terren. 

Kombinimi ose modeli gjerman i pasurisë, disiplinës së pagave dhe sigurisë sociale, së bashku me solidaritetin, dialogun, kompromisin dhe konsenzusin e brendshëm, është gati i pazakontë ose i veçantë në botë.

Ndonëse, është koha e fundit që liderët e Gjermanisë, Francës ose UE-së, të flasin ose diskutojnë hapur ose publikisht për ide, teori, koncepte, ideale, vizione, narrativa dhe formula të reja integrale, solidare dhe unifkuese.

Lufta e Ukrainës së bashku me krizat e njohura në mes Kosovës dhe Serbisë, Greqisë dhe Turqisë etj..ndodhën në prag ose para dyerve (portave) të UE-së….)))

Shteti dhe kombi i madh gjerman, në saje të shkëlqimit (brilancës) dhe fuqisë së tyre ekonomike, politike, ushtarake, finansiare, industriale dhe teknologjike, sikur kanë edhe përgjithësi ose obligime të shumëta kontinentale dhe interkontinentale ndaj të tjerëve.

Kosova, Shqipëria ose shqiptarët, gjithëmonë janë ngritur, fuqizuar dhe faktorizuar me ndihmën e shtetit dhe kombit të madh gjerman.

Kemi argumente valide dhe relevante të shpresojmë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sholc kërkon fillimin e negociatave për arritje të marrëveshjes, Sofja përsëriti kushtet për heqjen e vetos

Story i radhës

Rusia shkatërron urën e dytë që lidh Severodonetsk dhe Lysychansk

Të fundit nga