A mund të bëhemi oazë tërheqëse për investorët⁉️

E kundërta e një oaze është shkretëtira.

Vullneti, guximi i madhë, menaxhimi profesional i shëndoshë, dhe vizioni i qartë mund ta bëjë vendin oazë tërheqëse për investorë global.

Ndoshta në shikim të parë duket kjo si përrallë; por pikërisht ne kemi kushte, rrethana, mundësi e aftësi për zhvillim përrallorë.

Kur vendet, me të ardhura të klasës punëtore mbi 10 herë më të larta; dhe popullsi shumë më të moshuar se klasa punëtore kosovare, tërheqin invesorë globalë dhe janë shëndrruar prej shkretëtirave prodhuese në oaza tërheqëse për fabrika; pse mos mund të bëhet vendi ynë.

Vendi ynë pos pasurive natyrore; ka resursin më të vlefshëm dhe më të rëndësishmin për zhvillim ekonomik e që vazhdon të eksportohet, rininë.

Të gjitha resurset tjera për zhvillim janë sekondare dhe shumë më lehtë mund të blihen, se resursi njeri.

Një vizion qeveritarë kreativë i shëndoshë; mund të krijojë karremin dhe kushtet e nevojshme për tërheqjen e invesorëve, dhe ta shëndrrojë shkretëtirën prodhuese në një oazë të fabrikave prodhuese.

Story i mëparshëm

Khloe zbulon portretin e djalit në kamera dhe ndan momentet e para pas lindjes

Story i radhës

​Bullgaria feston 114 vjetorin e Pavarësisë

Të fundit nga