A manipulon Samsung fotot e Hënës?

Disa telefonë Samsung, përfshirë Galaxy S23 Ultra, mund të bëjnë foto të Hënës. Megjithatë, funksionaliteti është kritikuar së fundi pasi një përdorues i Reddit arriti ta detyronte telefonin të gjeneronte një imazh të qartë të Hënës duke përdorur një foto të turbulluar.

Samsung ju përgjigj situatës kontroverse përmes një deklarate për Tom’s Guide. Brend Korean i smartfonëve thotë se nuk mbi vendos imazhe të Hënë mbi fotografinë që është duke u realizuar në moment:

Kur një përdorues realizon një foto të Hënës, teknologjia AI e optimizimit të skenës e njeh Hënën si objektin kryesor dhe kap disa imazhe duke krijuar një kompozim që më pas inteligjenca artificiale i kombinon për të prodhuar cilësi dhe ngjyra imazhi. Nuk aplikon një imazh tjetër mbi foton.”

Samsung thotë se përdoruesit mund të çaktivizojnë Scene Optimizer nëse nuk duan të këto detaje të Hënës të shfaqen në foto.

Prodhuesi i smartfonëve Galaxy thotë se këto detaje mundësohen falë inteligjencës artificiale. Por përdoruesi i Reddit thotë se telefoni gjeneron detajet nga asgjëja jo nga kamera. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Musa Xhaferi: Ftojmë në përballje televizive Grubin dhe le të vendosë populli se kush ka të drejtë

Story i radhës

13-vjeçari aborigjen kalon gjashtë javë në burgim të izoluar në Australi

Të fundit nga