Musa Xhaferi: Ftojmë në përballje televizive Grubin dhe le të vendosë populli se kush ka të drejtë

Anetari i Keshillit Mbikqyrës të BDI-së Musa Xhaferi për mediat maqedonase sërish ka folur lidhur me zhvillimet në BDI dhe mundësinë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve.

Ai për gazetën “Sloboden Pecat” ka theksuar se gjithmonë ka mundësi për të biseduar, por që nuk është i bindur se pajtimi është i mundur.

“Ministrat tanë kanë frikë të ulen me ne. Ata mbetën lakuriq pa argumente, se nuk bënë asgjë. Pajtimi siç dëshiron Grubi nuk është i mundur. Ai jep dorën për pajtim dhe heq funksionarët e “zjarret” nga funksionet. Grubi dhe ministrat të largohen. Ahmeti e ka obligim që të caktojë Kryesinë për raportin e ministrave. Nëse nuk ka takim në parti, i ftojme ne përballje televizive Grubin dhe Besimin dhe le të vendosë populli se kush ka të drejtë”, thotë Xhaferi.

Story i mëparshëm

Buja: “Amelika Amelika” shumë goditëse për ata me të cilët e kemi realizuar lirinë

Story i radhës

A manipulon Samsung fotot e Hënës?

Të fundit nga