13-vjeçari aborigjen kalon gjashtë javë në burgim të izoluar në Australi

Një fëmijë indigjen 13-vjeçar është mbajtur për 45 ditë në burgim të izoluar nga autoritetet në Australi pas disa shkelje të vogla, në një rast të rëndë që ka nxitur përçmim ndaj drjetësisë së të miturve në shtetin e Queensland.

Djalit të cilit në media i referohen vetëm si “Jack” – u lirua javën e kaluar pas 60 ditë paraburgimi në qendrën e burgimit të të rinjve në Toënsville.

Në një prej rasteve zyrtarët kishin lënë në izolim të voglin për 22 ditë rresht.

Kreu i të drejtave të njeriut në Queensland tha se veprimet mund të jenë në shkelje të ligjit vendas.

Jack ishte ndaluar dhe më pas zgjatur arresti për konfikt fizik me një tjetër 13-vjeçar në qendrën e paraburgimit, rreth 1,300km larg kryeqytetit Brisbane.

Duke mos duruar situatën e tij ai kishte përmbytur qelinë me ujin e rubienit, kur nuk i kishin dhënë ujë për të pirë, tha avokati i tij Tim Grau për rrjetin BBC.

Duke përshkruar burgimin e të miturit “mizor dhe të jashtëzakonshëm”, zoti Grau tha se Jack “nuk kishte precedentë serioze kriminalë”.

“Ai është 13 vjeç, kishte qenë në gjykatë më herët, por dhe me këtë shkelje nuk do të merrte burgim, sipas vlerësimit tim”, tha ai.

Burgimi i Jack përfshinte dhe gjashtë ditë në burgun për të rritur. Ai u lirua javës që kaloi me një paralajmërim verbal.

Pas disa kritikave të ngjashme me cështjen, sistemi i drejtësisë së të miturve në Queensland, raportohet se po bën reforma.

Në shkurt u zbulua se një tjetër 13-vjeçar në Queensland, i cili kishte paaftësi, ishte burgosur për 78 ditë.

Komisioneri vendas i të drejtave të njeriut Scott McDougall tha se rastet shkelin kodin e të drejtave të njeriut të Queensland, ku thuhet se të burgosurit kanë të drejtë për ushtrime fizike dhe ajër të pastër për të paktën dy orë në ditë.

Grupet e mbrojtjes së të drejtave të popujve aborigjenë ‘Aboriginal and Torres Strait’ tha se komuniteti tyre kishte 10 herë më shumë gjasa të burgoseshin sesa australianët jo-aborigjenë.

Megjithse masa e burgosjes së të rinjve është relativisht e lartë, të miturit indigjenë përbëjnë 70% të të ndaluarve në Queensland.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A manipulon Samsung fotot e Hënës?

Story i radhës

Luizi i kërkon falje Oltës, ajo e përqafon

Të fundit nga