A ke frikë të jesh single?

Çfarë i tremb njerëzit nga të qënit single?

Të gjithë ata që i tremben faktit që nuk janë në një lidhje të qëndrueshme i shqetëson dhe krijon ankth fakti që nuk kanë një partner stabël, i tremben faktit që ndoshta nuk do të mund të krijojnë kurrë një familje, nuk do të kenë fëmijë apo se do të jetojnë vetëm gjithmonë. Të gjitha këto shqetësime ndikojnë tek shëndeti mendor, tek reduktimi i vetëbesimit dhe tek vendimet që marrin më vonë në jetë.

Ndonëse perceptimi rreth beqarisë po ndryshon duke qenë se numri i njerëzve që zgjedhin të qëndrojnë single po rritet, ekspertët thonë se njerëzit single vijojnë të shihen më me qasje negative sesa ata që janë çift. Këta të fundit perceptohen si më të ndershëm, më të lumtur, më të sjellshëm dhe më të pjekur. Në kontrast me ta, njerëzit single perceptohen si të përqëndruar me veten, të palumtur dhe të vetmuar. 

Po si ndikon kjo lloj frike tek zgjedhjet e njerëzve?

Kjo frikë bën që njerëzit single të jenë më pak selektivë kur kërkojnë për një partner dhe rrjedhimisht kënaqen me pak. Ata që i frikësohen vetmisë janë më të gatshëm të qëndrojnë edhe me dikë që nuk do ta donin si partner jete vetëm për të mos u përballur me frikën më të madhe. Po këta njerëz janë ata që e kanë edhe më të vështirë ta marrin veten pas një ndarjeje dhe mund të riktheheshin më lehtë tek ish-at. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia rrëzon dronin pranë bazës ajrore Engels

Story i radhës

Astrit Amzai do të mbrojë portën e Gostivarit

Të fundit nga