A është Edvin K. Rama Jesu Krishti i ortodoksizmit serbo-sllavo-rus në Ballkan..!?

min lexim

Kryeministri aktual i Shqipërisë londineze, Edvin Rama, sot në konferencën me gazetarë të mbajtur në Bruksel, bashkë me A. Vuçiqin dhe Dimitar Kovaçevskin (aleatë në Ballkanin e hapur) pas mbarimit të samitit të BE-së i cili i kushtohej Ballkanit perëndimor, por në të cilin nuk u nxor asnjë vendim apo rezolutë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndër kritika të panumërta dhe qortimet që ua drejtoi me plotë arrogancë 27 liderëve të saj, ai, duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve, tha edhe këtë:

“Ju lutëm mos e lini BE-në të bëhet një kongregacion priftërinjsh që asokohe bisedonin për seksin e engjujve, e që në ndërkohë muret e Konstantinopojës shembeshin…”!?

Pra, nuk ka më asnjë dyshim, se E. Rama këmbë e krye është bërë zëdhënës, potparoll, avokat, misionar, por edhe Jesu Krishti i mbrojtjes së ortodoksizmit shovinist serbosllav në Ballkan dhe më gjerë, dhe, ky rol i tij nga prizmi i nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar, i ka kaluar të gjitha linjat e kuqe të dhunimit dhe denigrimit të identitetit dhe dinjitetit të kombit shqiptar, sidomos ndaj 15 mijë martirëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Mbase nga varret e tyre prej heronjve të kombit, çdo ditë i dërgojnë mallkime E. Ramës, i cili çdo ditë e më tej po e largon Shqipërinë nga BE-ja, duke tentuar ta fus gradualisht përmes Ballkanit të hapur nën hegjemonizmin serbo-ruso-sllav..!?

Kjo është ajo që po bën E. Rama me Shqipërinë, duke i bërë presion të paparë udhëheqjes politike dhe shtetërore të Kosovës që ta pranojnë Ballkanin e hapur, alias kthimin edhe njëherë të Kosovës nën pushtimin kriminal të Serbisë, duke mos i njohur fare zëmrën, idealet, vuajtjet, dhimbjet, durimin, forcën, ëndrrat, dëshirat si dhe shpirtin prej luftëtarit të shqiptarëve kosovarë, ndaj dhe po e bën këtë tradhti mizore ndaj tyre, duke i dalë në krah neofashistit, gebelsit dhe çetnikut më antishqiptar serb pas kriminelit S. Millosheviç..!?

Kjo rrugë e pakrye në të cilën është futur me kaq zell E. Rama, si dhe kjo përulje kaq e turpshme para A. Vuçiqit, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, që besoj thellë, jo edhe në emër të popullit shqiptar në Shqipëri, fundin e ka shumë afër, sepse të bëhesh rob i pushtuesit shekullor vullnetarisht pa ta kërkuar askush këtë mision në dobi të kriminelëve xhelatë dhe barbarë që vranë dhe masakran me miliona shqiptarë vetëm në dy shekujt e parafundit, 19/20-të, pa kërkuar as falje Beogradi zyrtarë për krimet monstruoze që i ka bërë në Kosovë, është krejt e natyrshme që një kameleon i tillë fundin e ka të turpshëm, por dhe mallkim e popullit dhe të Zotit..!?

BE-ja nuk është fajtore që E. Ramës nuk ia hapë dot dyert e saja që 9 vite qëkur është në pushtet, sepse vlerat e mirëfillta të popujve të përparuar të Evropës perëndimore, në asnjë formë të mundshme nuk mund të jenë kompatibile me vlerat e narko-shtetit të cilat E. Rama i ka mbjellë me dorë të vetë në Shqipëri. Ndaj do ishte vendim absurd që krerët e BE-së t’i thonin sot në Bruksel, bujrum në shtëpinë të cilën ti z. Rama, çdo ditë po e gjuan me baltë pa e pastruar shtëpinë tënde nga mbeturinat që je duke i prodhuar me vite..!?

Evropa perëndimore nuk është ajo e shekullit të 16-të, kur merrej me “seksin e engjuve”, siç e akuzoi sot E. Rama, por është ajo e shekullit 21, në të cilën nuk hyhet me pantallona të pëshurrta dhe mjekër erë-kanabisi..!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Abortimet e politikës që dëmtuan shtetësinë e Kosovës

Story i radhës

Presidenti francez Macron thotë se vendimi i sotëm dërgon “një sinjal të fortë për Rusinë”

Të fundit nga