A është e drejtë deputeti 280 euro në muaj për karburant e pensioni i një akademiku 300 euro?!

Një deputet 280 euro në muaj për karburant, ndërkaq një akademik e doktor shkence në pension, i cili gjithë jetën e ka ndihmuar dijen dhe arsimin në Kosovë, 300 euro pension, duket të jetë një padrejtësi e madhe ndaj një shtrese profesorësh, të cilët janë themeluesit e shumë katedrave, fakulteteve dhe Akademive, të cilat e kanë ngritur arsimin, dijen dhe kulturën në vendin tonë…

Është mëkat, që kjo shtresë kaq e rëndësishme në fushën e shkencës në vendin tonë, e cila po numëron fundin e jetës, të mos ketë vëmendjen e asnjërës nga qeveritë e pasluftës, për t’ua përmirësuar kushtet materiale të jetës së tyre.

Kjo është shumë e dhimbshme për ata që e dinë sakrificën, mundin dhe kontributin e kësaj gjenerate në emancipimin arsimor dhe kulturor të popullatës së Kosovës në periudhat më të vështira të historisë saj.

Po jap vetëm një shembull, i cili do t’i lerë përshtypje lexuesit: Shumica e këtyre profesorëve dhe Dr. të shkencave, studimet dhe titujt akademik i kanë realizuar në Universitet jashtë Kosovës, edhe pse kanë pasur oferta që pas studimeve të ndalen për të punuar në ato universitete e fakultete jashtë vendit, nuk i kanë pranuar ofertat e tilla dhe janë kthyer për të punuar në kushte shumë të vështira, vetëm e vetëm për t’i kontribuar arsimit, shkencës dhe kulturës në vendin e tyre, numri i tyre është shumë i madh, ca nga ata kanë ndërruar jetë e ca të tjera po i numërojnë vitet e fundit të jetës për shkak të moshës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vietnami fillon rihapjen e shkollave pas mbylljes njëvjeçare për shkak të COVID-19

Story i radhës

Kondovë, përplasen dy furgonë me udhëtarë

Të fundit nga