A do të nis procedurë Antikorrupsioni për veturën e Grubit? Përgjigjet Ivanovska!

July 23, 2023
1 minut lexim

Kryetarja e Komisionit Shtetërore për Parandalimin e Komisionit (KSHPK), Biljana Ivanovska për TV21 është përgjigjur nëse Antikorrupsioni mund të hapë procedurë në lidhje me veturën e padeklaruar “Audi A6” të zëvendëskryeministrit Artan Grubi që u dogj mëngjesin e djeshëm para banesë së tij. Ivanovska u përgjigj se me ligjet aktuale në fuqi nuk mund ta hapë procedurë, pasi automjeti është në pronësi të dikujt tjetër.

“Sipas këtyre ligjeve aktuale, edhe një herë theksoj se është e nevojshme të miratohet Ligji për Origjinën e Pasurisë, i cili do të vlejë për të gjithë qytetarët dhe do të vendosë obligim për deklarimin e pasurisë, por edhe burimin e mjeteve me të cilat e kanë blerë pronën”, tha Ivanovska për TV21.

Paraprakisht, PTHP-ja tha për TV21 se autoritetet janë duke monitoruar gjendjen pasurore të personave të përzgjedhur dhe të emëruar dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të automjetit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stuhi breshëri godasin disa fshatra e qytete në Kosovë

Story i radhës

Ali Ahmeti: Sulmi ndaj Grubit është sulm ndaj BDI-së

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë