A do të ndalen ekspeditat pushtuese të Vladimir Putin?

February 21, 2022
min lexim

E gjithë bota demokratike më kujdes po i vështron ngjarjet agresive të Rusisë ndaj Ukrainës. Përgatitjet për luftë të hendikepit rus, Vladimir Putin, nuk janë kërcënime vetëm për Ukrainën, por janë kërcënime për Kosovën dhe Evropën.

Rusia e diktatorit Putin është duke e rrezikuar seriozisht edhe rendin e ri botëror. Mënyra së si ky despot po i qaset problemeve botërore, nuk përkon më qasjet kohezive në Evropë. Ky vend për dy decenie është duke marrë ekspedita pushtuese ndaj vendeve fqinje, madje duke i përdoruar edhe armët kimike –në Siri, ndaj civilëve.

Në vitin 2014 populli i Ukrainës me protesta kërkuan të ardhme demokratike ne vendin e tyre. Rusia ishte ajo që prodhojë krizën duke sulmuar dhe okupuar territorin e Ukrainës –Krimenë.

Në këtë ekspeditë ushtarake rusët, kishin lënë të vrarë mbi 14.000 njerëz të Ukrainës. Rusia po tenton ta kthen ndikimin e humbur mbi shtetet e Lindjes duke i okupuar ato pjesë –pjesë, siç ndodhi edhe më pjesët e Gruzisë dhe nuk e respektojë marrëveshjen për t’i tërhequr forcat ushtarake nga Moldavia. Dhe, marshinmi i këtij shteti fashist më forca të mëdha ushtarake në kufij më Ukrainën, është edhe një tregues më shumë se po rrezikohet seriozisht Evropa, dhe së këtë duhet ndaluar NATO.

Putin si manipulues dhe rrenc komunist që është po e akuzon Ukrainën për koncentrim të forcave në kufij, duke shkaktuar gjoja krizën.

Politikat ruse dhe serbe janë politika mashtruese, janë politika hegjemoniste për pushtime të reja, edhe në Ballkan. Këta po i rrezikojnë proceset demokratike dhe vlerat e saja, si dhe vlerat fondamentale njerëzore. Putin është duke synuar që paralelisht duke sulmuar Ukrainën, këtë gjë të bëjë me forcat e përbashkëta ushtarake me Serbinë, që me një blic aksion të bëjnë faktike edhe pushtimin e veriut të Mitrovicës, e që nuk do t’ju dalin planet ashtu. Kosova së bashku më aleatet e saj di të mbrojë territorin e vet nga agresioni i mundshëm ushtarak ruso-serb.

Amerika sikur që po e përmban sovranitetin e Ukrainës, ashtu e përmban edhe më shumë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Rusia luftën edhe mund ta fillon, për sigurisht së nuk do ta fitojë.

Amerika dhe Evropa nuk do të lejojnë të shemben këto parime, porositë janë të qarta për Rusinë dhe Putinin e Serbinë dhe Vuçiqin, në rast të ndonjë invazioni ushtarak.

Zgjedhjet mund të gjenden vetëm më rrugë diplomatike, e assesi ndryshe. Uniteti dhe vendosmëria e Amerikës dhe Evropës ndaj agresionit të Rusisë, janë mjeti më efikas për ta ndalur atë. Por, nëse Putin ndodh që të zgjedhë rrugë tjetër, atë të agresionit, ai do të përballet me masa të fuqishme së pari të sanksioneve ekonomike, por edhe të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.

Kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës, por edhe mundësia e eskalimit të ndonjë agresioni të Serbisë ndaj veriut të Kosovës, do ta kanë koston shumë të lartë për fashistet ruso -serb.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Procesorët e rinj AMD Ryzen sjellin gaming në cilësi të lartë tek laptopët ultra-portativë

Story i radhës

“Humbe diamantin për një gur”/ Fansat kërkojnë rikthimin e Donaldit me Borën, moderatorja çudit me reagimin e saj

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë