Siç kemi raportuar, presidenti Volodymyr Zelensky tha në konferencën e tij për shtyp më herët se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtonte për në Kiev të dielën.
Udhëtimi do të përfshijë Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, tha Zelensky, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Ata do të jenë zyrtarët më të lartë amerikanë që vizitojnë Ukrainën që nga fillimi i konfliktit.
Por deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim apo koment të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit për vizitën në kryeqytetin ukrainas.
Megjithatë, sekretari Lloyd Austin po udhëton në Evropë këtë javë.
Pentagoni tha më parë se sekretari i mbrojtjes do të udhëtonte në Gjermani të martën për t’u takuar me homologët e vendeve aleate për të diskutuar nevojat e sigurisë të Ukrainës.