A do të ketë “Panda II” në veri të Mitrovicës?

min lexim

Pas një shantazhi, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Rusisë, Serbia organizoi një protestë për të penguar zbatimin e një marrëveshjeje, të nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë që në vitin 2011. Këtë marrëveshje Serbia nuk e kishte lejuar të zbatohej. Tani kur Kryeministri i Kosovës përdori reciprocitetin si masë demokratike, Rusia dhe Serbia kërcënojnë në forma direkte dhe indirekte shqiptaret e Kosovës. Bazuar në të dhënat: Nr.2 i Rusisë kryediplomati Llavrov gënjeu publikisht, së në Ukrainë kanë shkuar për të luftuar shumë shqiptarë mercenar. Kryekrimineli çeçen, gjenerali i Putinit Kadirov kërcënoi popullin e Kosovës me këto fjalë: Se shpejti do të përballën me tmerrin. kësaj interviste Petkoviq një zyrtar i pa kuptimtë, në një postë të shpifur kot, u kërcënua se nëse Kosova nuk do marrëveshje lë të përballet me njësitet guerrile të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq kameleoni më i përsosur i kësaj kohe, që ndërron ngjyrën brenda dite disa herë, kërrcënon herë luan rolin e viktimës. Gënjen që shqiptarët e Kosoves kanë sjellë kriminel të stervitur çeçen dhe çerkez për të vrarë serbët në Kosovë, andaj nëse derdhet, gjaku Serbia do t’i mbrojë serbët. Pa kërcënuar popullin e Kosovës nuk mbetën as ministra tjerë që të gjitha dështimet e tyre në udhëheqjen e Serbisë i arsyetojnë me gjëja mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Këta të gjorë janë të keqpërdorur në vazhdimësi për qellime kriminale të kriminelëve nga Serbia. Duke lexuar këto deklarata krejtësisht të pa verteta, por të thëna nga funksionar shtetesh dhe duke konsultuar përvojen që e kemi me Serbinë dhe Rusinë të imponohet një pyetje; a mund të ketë një ”Panda-II” në Kosovë.

Këto shërbime që këta i përmendin mund të kryejn ndonjë masakër në familjet serbe te Kosovës, për të akuzuar shqiptarët. Nga se serbët këto shantazhe i kanë përdorur shumë herë. Këto zhvillime më kujtojnë Shoqatën serbe ”Bozhur” në Fushë –Kosovë në vitin 1990 kur kërkonin t’i sakrifikojnë 25 fëmijë serb, për të zhvilluar pastaj një masakër në popullin shqiptar, apo shumë raste të tilla që një herë i kam përshkruar. Rasti i dështuar i shërbimeve sekrete serbe ishte planifikimi për vrasje të Dik Martit, njeriut që gënjeu në favor të krimit serb dhe i solli kaq shumë probleme me gënjeshtrën e tij Kosovës. Ata planifikuan ta vrasin për të paraqitur shtetin e Kosovës si hakmarrës dhe kriminel, për ta akuzuar se e kanë vrarë Dik Marartin.

Tani gënjeshtari i shitur te serbët për 100.000€ gjëndët nën mbrojtje të policisë zviceriane. Serbët në Kosovë janë viktimë e Serbisë, dhe kishës serbe në Kosovë. Këta mbahen nën stresin se janë në rrezik nga shqiptaret dhe se e vetmja mbrojtje për këta qenka Serbia. Torturohen, manipuloheën, kërcënohen, dhunohen, ndonjëherë edhe vriten nga dora e zezë e kriminale e Vuçiqit në Serbi. Për të marrë instruksione të reja në Moskë ishte edhe ministri i brendëshëm i Serbisë Vulin. Ai tani do të shpalos programin e ri për të mbajtur Gadishullin Ilirik në tension, sipas nevojave të Rusisë.

Kërcënimet serbe nuk e frikësojnë kënd dhe fare shqiptarët. Më mirë se na askush nuk i njeh, e njohim trimërinë e tyre, qëndresën, motivin për luftë. I kemi provuar në Koshare të gjitha njësitë elite serbe, e njohim ulurimen lëmeritëse te tyre. Këta janë të rrezikshëm për popullatë civile; sa për ushtri ku kanë filluar luftë, kanë deshtuar. Këtë të qartë e kanë edhe AASHS, edhe Kisha Serbe edhe qeveria kriminale serbe se lufta më shqiptarë do te jetë katastrofë e radhës, pas çfarë do lufte do të humbasin më shumë, nuk do të bisedohet më për veriun e Mitrovicës, por për Toplicën dhe Nishin tonë, vise tona të okupuara më shumë masakra mbi popullatën civile shqiptare. Protestat serbe kundër (EuroPrid ) përfunduan më djejgijen e flamujve shqiptarë.

Këso pritje miqësore i servohet shqiptarit të verbër Kryeministrit Edvin Rama. Çfarë kishte flamuri shqiptar me tubimin EuroPrid. Serbia Kryeministren e ka LGBT. Shqiptaret janë shënjestrën serbe dhe ruse. Në Dragash qenka një shoqatë ruse e cila po shpërndan ndihma “humanitare” për qytetarët goranë pas orës 18.00. Humanizëm së jo mahi. Çfarë ndihmash janë ato? A paskan nevojë këta qytetarë për ndihma ruse? Çka ka në ato ndihma, a do të keqpërdoren edhe këta qytetarë të Dragashit si ata të Mitrovocës? Në Kosovë kanë filluar të shtohen burkat, një ditë një fëmijë ishte frikësuar shumë nga një burkë.

Burka po ashtu krijon në dilemë, që kërkon studim, kush fshihet pas këtyre mbulesave të zeza, a janë spiun, spiune, të armatosur, apo të pa armatosur? A janë bedele (të dërguar) te Kadirovit? A sjellin material propagandues, terroriste? Këto mbetën material për studim të organeve kompetente. Por puna e tyre anti-shqiptare më këtë komoditet vjen si pasojë, e përçarjes së skajshëme të qytetarëve në Kosovë për interesa të subjekteve tona politike të udhëhequr nga njerëz joprofesional që jo rrallë bijën në vijë të drejt me interesat e armiqve tonë. Serbët dhe rusët janë shqiptaro-fobë. Këtë duhet ta kuptojmë një herë dhe mirë.

Story i mëparshëm

Klasikja e mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk do të luhet në “Air Albania”

Story i radhës

Rriten çmimet e veturave në Evropë, 10 modelet e mjeteve që kanë pësuar rritjen më të theksuar

Të fundit nga