A do të garojë Hisen Xhemaili për kreun e degës së BDI-së në Tetovë?

March 26, 2022
min lexim

Hisen Xhemaili nga BDI përmes një postimi në facebook njofton antarët dhe simpatizantët e partisë se nuk do të jetë kandidat për të garuar për kreun e degës në Tetovë!

Xhemaili beson se pas rocesit zgjedhor në parti, dega e BDI-së në Tetovë do të kthehet në një shtyllë të rëndësishëme e organizimit partiak dhe do të jetë e aftë për të qenë fituese në zgjedhjet rradhës qofshin ato parlamentare apo lokale!

Postimi i plotë:

Drejtuar antarëve të BDI-së në Tetovë!
Të nderuar miq,
Për këte periudhë me rëndësi për organizimin tonë partiak “zgjedhjet në organet drejtuese në degët partiake”, kur tani më po përmbyllen përgatitjet për fillimin e procesit zgjedhor në parti, dua të njofoj antarët dhe simpatizantët e BDI-së në Tetovë se unë nuk do të jem kandidat për të garuar për kreun e degës në Tetovë!

E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e thellimit të reformave partiake dhe nxjerjen në sipërfaqe të vlerave të BDI-së.
Ashtu sikundër, e dimë se në stadin aktual partia ka nevojë për energji të reja, një riorganizim dinjitoz dhe një hapje më të madhe ndaj shoqërisë. Është nevojë e kohës që jo vetëm të kryejmë zgjedhjet e rinovojmë mandatet e çdo niveli brenda partisë në afatet e përcaktuara nga Komisioni Qendrorë i Partisë, por edhe të krijojmë përveç tjerash, një bazë të re përfaqësimi të kuadrove partiak të dëshmuar, veteranëve partiak porë edhe kuadrove profesionist dhe kompetentë për një përfaqësim sa më dinjitoz të partisë sonë në jetën publike!
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dëshmuar se është parti e mundësive të barabarta duke siguru përfaqësim për të gjitha kategoritë e shoqërsë!
Së bashku, kemi bërë shumë rrugë drejt avansimit të çështjes shqipëtare në vend dhe kjo duhet të përbëj një motiv krenarie për çdo anëtar dhe anëtare të BDI-së.
Sot, në shumë institucione të vendit udhëheqin kuadro të rinjë në moshë porë kompetent dhe me përvojë menaxhimi, çka e rangon partinë tonë ndër subjektet më serioze për të udhëhequr me institucionet shtetërore!
Faktet dëshmojnë se BDI është një realitet i pakrahasueshëm dhe i pakonkurueshëm në vend. Por duke besuar se pas gjithë këtyre aritjeve qëndron një vlerë e madhe që ka subjekti jonë siç është transformimi në kohën e duhur, unë besojmë se edhe në këte proces do të ndodhë reformimi i duhur që pasqyron vullnetin e antarëve të partisë.
Udhëheqja me degët partiake në tërësinë e saj, duhet të reflektoj vullnetin e antarit të BDI-së, pa imponime dhe pa keqpërdorim të emrit të liderit tonë!
Duke ju uruar kandidatëve që do të mbeten në garë shëndet e mbarësi!
Shpreh bindjen time, se pas këtij procesi dega e BDI-së në Tetovë do të kthehet në një shtyllë të rëndësishëme e organizimit partiak dhe do të jetë e aftë për të qenë fituese në zgjedhjet rradhës qofshin ato parlamentare apo lokale!
Na priftë e mbara!
#BDI

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protesta e së martës, Paloka paralajmëron organizatorët

Story i radhës

Lorent Murati, boksieri më i mirë ‘Epopeja e Dukagjinit’

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë