A do protestoj?

September 8, 2022
min lexim

Pyetjes se, po të isha këtu a do i bashkohesha protestës së 13 shtatorit? E ka thirrur Ilir Meta etj? Pa disktutim që do i bashkohesha. Karshi një qeverie që i ktheu nënat të lajnë rrobat me dru dhe në govatë. As që diskutohet. Karshi një qeverie që na kërkon ”solidaritet” por me dhunë.

E kishim harruar ”solidaritetin” karshi Partisë, por ja që na doli rishtas në dritë. Prite kur të na kërkoj që të shkojmë në aksione. Se dënimet publike po na i kërkon, po i bëjmë, po i aplikojmë. Tha shefi ky është flori, urra ne. Tani thotë shefi, me një fjalë Parti që filani është tradhtar, urra ne. Ta ndëshkojmë.

Mundësisht ta internojmë. Savra aty është, nuk ka ikur. Edhe barakat. Ligji për agjitacion dhe propagandë i kemi dhënë udhë. Dhe ti më pyet, a do dilje? A do protestoje? Po, si mos të të dalësh. Dëgjon një ministre që u thotë grave shqiptare, lani rrobat në 30 gradë. Megjithëse vet të tundon me luksin pronvincial. Me justifikimin se edhe Europa po shtrëngohet etj. Nga ana tjetër një shallvarexhi i cili ka 9 vite që investon tek kartelet apo resorset private të anëtarëve të grupit të kuplarasë. Nga ana tjetër del e reklamohet se po i kërkon borxhe Europës. Ndaj sot shqiptarët nuk kanë asnjë kilometër më linjë hekurodhore. Nuk kanë dy kaçatorrë të shuajnë zjarret. Sikur një armatë të vogël për t’u mbrojtur. Po kanë me shumicë krerë kartelesh droge.

Kanë bosë dhe bodiguardë. Madje të ulëret se Zvicra të dënon me 3 vjet burg nëse nuk e mban kondicionerin 19 gradë etj. Kur thuajse 85% e shqiptarëve nuk i kanë kondicionerët. Janë akoma përdorues të ventilatorëve dhe korenteve natyrore, mbajnë dyer e dritare hapur që të fryej sadopak etj. Karshi një qeverie ku akoma shqiptarët po mbyten me gomone në ngushticën e La Manshit. Dhe ai flet për dembelizëm, katunarë, rakixhinjë, mejhane. Madje tall menderen 3 herë në ditë me vendime si i do qejfi. Aq sa shqiptarët sot mendojnë me mendjen e tij, flasin me gojën e tij, veprojnë me gjymtyrët e tij. Shkurt e gjitha shoqëria ka pamjen e një ushtrie me mjete butaforike si ato në ushtrimet e manifestimet që bënte dikur diktatura në stadiumet e qyteteve të Shqipërisë.

Sot nuk të flasin për asgjë tjetër, politikë fund e krye. Për fanatizëm fetar dhe shtet aspak laik. Për fuqinë e njëshit dhe kurrë për ekzistencën e tyre. A do dal të protestoj? Kam dalur me kohë. Nuk ma lejonte ashti i fjalës, prirja shpirtërore poezia, t’i jepja votën djalit të firmëtarit që vari në litar një poet.

Edhe ky bastard është, vrau bash tempullin e kulturës, historinë e pakët të artit tonë kombëtar, Teatrin. Sot jemi totalisht një nocion pa kokë, pa gojë, pa dhëmbë, pa trup, pa bythë, pa këmbë, pa krahë, pa pamje, pa identitet. Megjithatë flasim për demokraci, flasim për shtetin e së drejtës, ligjin, liritë e individit. Kemi emigruar në masën 60% në Perëndim, por të mbysim për Turqinë. Ti më pyet, a do protestoj? Ekzistenca ime është një protestë. E tillë është demokracia. Nuk është marrëveshje klanesh, në korridoret e shtetit. Por vullneti i atyre që mbushin sheshet.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fotot e Cara Delevingne pa këpucë dhe me një sjellje të çrregullt në aeroport shqetësojnë fansat

Story i radhës

Familja mbretërore mblidhet në Balmoral mes shqetësimeve për shëndetin e Mbretëreshës

Të fundit nga

ShkoLartë