A do përjashtohet Hungaria nga BE dhe NATO pas fjalimit të Viktor Orban pas fitores në zgjedhje?

April 4, 2022
min lexim

A do përjashtohet Hungaria nga BE dhe NATO pas fjalimit të Viktor Orban pas fitores në zgjedhje, fjalim gjatë të cilit ai i sulmoi të gjithë, që nga Brukseli deri tek SHBA duke mos harruar dhe presidentin ukrainas  Zelenski?

Ja një pjesë e fjalimit të Viktor Orban pas fitores së katërt në Hungari:

… E gjithë bota mund të shohë se në Budapest triumfoi Patriotizmi. Ky është mesazhi ynë për Europën. Ne nuk jemi e shkuara, jemi e ardhmja…..ne do ta kujtojmë këtë fitore sepse nuk kemi pasur kurrë kaq shumë kundërshtarë në mes të majtës sonë kombëtare, të majtës ndërkombëtare, burokratëve të Brukselit, miliarderit amerikan më origjinë hungareze Xhorxh Soros, ndërkombëtarët e medias, madje dhe presidentin ukrainas Zelenski...( marrë nga CNN dhe Le Monde)

Siç po e lexoni, nuk ka kursyer asnjë, bile politikanët e BE i ka konsideruar burokratë , ShBA-në e ka barazuar me Sorosin, ndërsa Zelenskin e ka barazuar me të gjithë kundërshtarët e tij në Europë dhe SHBA.

Po Brukseli çfarë qëndrimi do mbajë? Do ti kapërdijë fyerjet e Orban apo do mbajë qëndrim dhe do përjashtojë Hungarinë nga BE? A do ketë të tjerë pas tij? A do thellohen përçarjet në BE?

Po SHBA çfarë qëndrimi do mbajë? Do kërkojë përjashtimin e Hungarisë nga NATO apo do ta kapërdijë fyerjen e tij që i barazon me Sorosin?

Le të presim!! 

Vazhdojmë më poshtë: 

Pse Orban korri këtë fitore? Ai i përket të djathtës ultrakonservatore që së bashku me Poloninë kanë qënë kundërshtarët e BE në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut. Mjafton të lexosh kushtetutat e tyre dhe e kupton këtë pohim të mësipërm. A nuk shkojnë ndesh me “vlerat evropiane” kufizimet e të drejtave të njeriut në këto dy shtete?

Ndërsa në lidhje me Rusinë, Orban vuri në plan të parë interesat e Qeverisë së tij dhe Hungarisë. Ai në 1 shkurt 2022 bëri një vizitë në Kiev dhe u takua me Putin, megjithë kundërshtimet e BE. Për Orban acarimet midis Rusisë dhe Ukrainës kaluan në plan të dytë

Arsyeja e parë kanë janë fërkimet lidhur me minoritetin hungarez në Transkarpate. Ndërsa arsyeja e dytë dhe më kryesorja janë investimet shumëmiliardshe ruse në Hungari. Duke filluar që nga 12 miliard euro në centralin e vetëm bërthamor të Hungarisë i cili prodhon më shumë se gjysmën e energjisë elektrike. Pa folur për të njëjtat investime ruse në fushën e hekurudhave dhe gazit rus që u nënshkrua në shtator 2021 dhe që do i sigurojë Hungarisë një çmim 5 herë më lirë se çmimi i tregut.

Shembujt janë të mjaftueshëm. Orban më shumë se interesat e BE dhe NATO, shikoi interesat e tij dhe të Hungarisë. Prandaj mbajti këtë qëndrim. Fjalimi i tij në thelb ishte anti BE, anti Ukrainë, anti SHBA. Dhe Putin ishte ndër të parët që e përgëzoi Orbanin për fitorin e tij të jashtëzakonshme. 

Por fjalimi i Orbanit nuk është thjesht një fjalim euforik fitoreje. Ai është një vijë politike që shfaq hapur atë që disa shtete të BEsë e bëjnë më në heshtje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duke lexuar ligjin për veteranët

Story i radhës

Pep Guardiola: Nuk e kam shpikur futbollin

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë