9 prill 1999, Koshare: Atëherë dhe aty ku Serbia la eshtrat theu dhëmbët dhe u thye dhe kthye turpshëm!

Edhe 23 vita pas kësaj beteje epike, pushtuesi serb përshkruan tmerrin dhe humbjet e pësuara përballë formacioneve ushtarake elitare të UÇK-së n’kuader të FARK-ut, të udhehequra e t’komanduara nga nga Agim Ramadani & Sali Çekaj, derisa në anën tjetër, eksponentë të Shtabit të Rognerit, edhe sot e kësaj dite rreshtin përpjekjet për përvetsimin e meritave për betejën e pa bërë kurrë.

Ekskluziviteti, dimensionet, strategjia dhe institucionalizmi e profesionalizmi elitarë i kësaj beteje t’lavdishme !

23 vite nga Betaja e Kosharës, nga beteja ma e lavdishme e shqiptarëve kundër armikut shekullor serbo-sllav, ndër shekuj.

– Beteja e Kosharës që kulmoj me thyerjën e kufirit t’hekurt, t’padrejtë  &  t’panatyrshëm, t’vendosur kundër shqiptarëve nga armiqtë tanë shekullor serbo-sllavo-ortodoks,  pas luftërave ballkanike t’fillim shekullit 20-të dhe të ri-konfirmuara poaqë në mënyrë armiqësore n’përfundim t’luftës së dytë botërore me Kuvendin famëkeq të Prizrenit dhe n’rrethim ushtarak të sllavo-komunistëve serbo-malazez, dhe jo vetëm !

Beteja e Koshares, kishte autoritetin suprem të Presidentit Historik, Rugova !

 Betejën legjendare të  Kosharës  e organizoj, e drejtoj dhe e komandoj FARK-u,  me njësitët dhe Brigadat e UÇK-së, n’krye të së cilave ishin, Komandantët unikal dhe t’paepur për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, heronjët ; Sali Çekaj & Agim Ramadani.

Beteja historike e Kosharës legjendare, e 9 & 10 Prillit 1999, kishte, përqonte & përcillte, tri dimensione, n’tri adresa  :

I dha goditje vdekjeprurëse armikut shekullor serb n’fushë t’betejës.

I dha leksion shembullor Shtabit të Rognerit n’luftë kundër pushtuesit gjakatar, serbo-sllav.

 Popullit t’robëruar të Kosovës, i mbolli shpresë së armikun shekullor mund t’a thyejmë  n’fushë t’mejdanit edhe ushtarakisht.

Pas Betejës së lavdishme të Loxhes, të organizuar dhe komanduar nga FARK-u, dhe Koloneli Tahir Zemaj, Betaja e Kosharës heroike, ishte beteja e dytë e fituar  n’vija fronti, n’luftë me armikun shekullor serbo-sllav, por kësaj radhe fitorja ishte e pakthyeshme sikurse i pakthyeshëm u bë pushtuesi gjakatarë, serbo-sllav !

112 të rënët e betejës së Kosharës, u ngritën dhe lartësuan n’Panteonin e grave dhe burrave t’shquar të kombit, në gjakim të idealeve të lirisë për brezat.

Rrëzimi dhe thyerja e kufirit të egër dhe të imponuar nga armiqtë, thyen përfundimisht edhe mitin serb për “Kosovën djep të Serbisë”.

Thyrja e kufirit, marrja e kazermës dhe poshtërimi i armikut n’Kosherën  e larë n’gjakun e 112  dëshmorëve të UÇK-së, për lirinë e truallit dhe atdheun e t’parëve, ishte kurora e sakrificës sublime, e bijave dhe bijëve m’a t’mirë të kombit, n’kontekstin e dhënë historik !

Në betejën heroike të Kosharës, ranë 112 deshmorë të UÇK-së, në kuadër të FARK-ut nga të gjitha viset dhe trojet etnike shqiptare, përfshi mergimtarët nga e gjithë bota.

Dimensioni historik i Betejës së Lavdishme n’Kosharën legjendare, kalon nëpër shekuj, nëpër shekujtë e  idelave të brezave, për liri e t’drejta kombëtare, për çlirim të tokava t’pushtuara nga armiqët shekullor dhe dinjitet të nëpërkëmbur botërisht…!

Thyerja e kufirit dhe thyerja e armikut n’këtë betejë epike kundër armikut, s’ishin rastësi, s’ishte as dhuratë e zbritur nga qielli, ajo ishte kurorë e një organizimi e strategjie profesionale ushtarake & luftarake, 67 ditëshe nga njesitë e UÇK-së n’hierarkinë e komandimit dhe subordinimit shtetëror-institucional nga ana e  FARK-ut.

Miti serb, për pathyshmërinë e ushtrisë serbo-sllave, u rrokullis bashkë me Gurin e Kufirit n’Kosharën heroike të Salihit & Agimit, dhe morri theqafjën  n’kapitulimin definitiv dhe terheqjën e turpshme nga trojet e robëruara shqiptare, padrejtësisht për rreth një shekull.

N’këtë betëjë, t’namit & lavdisë kombëtare, ranë 112 deshmorë në një përplasje epike me armikun ; dhëmb për dhëmb, ranë për t’mos vdekur kurr, ranë për t’i dhënë dritë lirisë dhe liri Atdheut…!

Në analët e historisë kombëtare, kjo betejë do jetë ndër betejat ma t’lavdishme t’fituara ndonjëherë n’luftë me armikun, dhe kryeheronjët e saj, Sali Çekaj & Agim Ramadani, do jenë heronjë t’paperseritshëm e unikal.

Që t’dy ranë ; njëri pas tjetrit, n’alltarin e lirisë, ranë për idealet dhe aspiratat kombëtare të ndrydhura ndër breza & shekuj…!

 Lavdi, Komandantëve unikal të UÇK-së n’kuadër të FARK-ut, Salih Çekaj & Agim Ramadani,

 Lavdi 112 deshmorëve të betejës së Kosharës legjendare, dhe gjithë deshmorëve t’lirisë që i bëjnë roje atdheut me sakrificë sublime !

 Respekt & konsideratë të thellë, të gjithë luftetarëve të gallë të kësaj beteje heroike dhe veqanarisht, heronjëve të gjallë të kësaj beteje, Anton Quni, Hysen &  Rrustem Berisha me shokë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Polonia mban konferencë të donatorëve për refugjatët ukrainas

Story i radhës

Ukraina nuk gjen qetësi nga granatimet ruse

Të fundit nga