9 maji u festua në mënyra të ndryshme në Evropë:
Derisa në Rusi dhe aleatin e saj – Serbi , u festua 77 vjetori i fitores nga fashizmi me paradë ushtarake e fjalim të nxehtë patriotik ( Putini në Rusi).
Në Serbi fluturuan aeroplanë ushtarakë në shenjë të kësaj feste – pra 77 vjetorit të fitores ndaj fashizmit.
Edhe pse të dy këto shtete :si Rusia në ditët e sotme (Lufta në Ukrainë ) edhe Serbia (në luftrat ballkanike në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në fund shek . e kaluar) – nuk kan ndryshuar fare prej fashizmit per nga vrasjet , shkatërrimet dhe humbja e jetëve të pafajshme.
Bile si Serbia më herët edhe Rusia tash , po e tronditin gjithë opinionin botërorë me egërsin e tyre.
Nga ana tjetër 9 maji u pritë me shumë frikë e të panjohura:
Pritej përshkallëzim i konfliktit në Ukrainë qoftë përmes një shpallje të përgjithshme lufte , mobilizimi i përgjithshëm ushtarak rus e deri te mundësia në rritje e një sulmi me arme jokonvencionale ( bërthamore).
Pjesa e bashkuar e Europës ( BE) s shënoj njëherit edhe datën e themelimit të saj- 9 maj ( fillimisht ish komuniteti për thëngjill e çelik).
Përvjetor ky i shënuar nën hijen e konfliktit Rusi – Ukrainë dhe kërkesës së Ukrainës dhe jo vetëm për t’ iu bashkuar BE – së.
Në këtë takim virtual nuk pati shpresë për vitet e ardhshme ndoshta edhe dekadë , që vendet joanëtare ti bashkohen BE- së.
Për më tepër përmes presidentit të tashëm francez u hodh ideja që :
Vendet e Evropës ( joantare të BE – së) e që ndajnë vlera thelbësore të përbashkëta me BE – në , të mblidhen rreth nji organizate “Organizata e komunitetit Europian” .
Në këtë organizatë do të promovohen : liria e lëvizjes , bashkëpunimi ekonomik, etj.
Po kjo nuk është sipas tij garancë që anëtarët e kësaj organizate do të bëhen në të ardhmen anëtarë të BE – së.
Edhe ky – 9 maji ( si përvjetorë) e gjen Kosovën në – ditë pushimi dhe me shpresë Europiane.
Edhe pse kjo shpresë duket e largët jo vetëm për shkak të kundërshtarëve – lobit famëkeq ruso – serb.
Po ” shpresa Europiane” e Kosovës pengesë kryesore në rrugën e saj e ka mosnjohjen nga pesë shtetet e BE – së : Spanja, Sllovakia,Rumunia , Qipro dhe Greqia.
Por edhe sado përvjetorë ( 9 maj) të shënohen shpresa Europiane e Kosovës nuk do të venitet dhe ekziston vetëm një rrugë – ajo që dërgon me garancë në BE dhe në Aleancēn Veri- Atlantike (NATO).