Protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar kanë hyrë sot në ditën e tyre të 86-të, teksa një grup qytetarësh është grumbulluar përpara godinës së SPAK-ut për t’i rikujtuar këtij institucioni dosjet e pahetuara.
Përmes një mesazhi publik të shpërndarë nga protestuesit, nënvizohet se ky tubim nuk zhvillohet thjesht përballë godinës së SPAK-ut, por përballë çdo padrejtësie që ka cenuar besimin e qytetarëve te ligji.
Ata kërkojnë drejtësi, përgjegjësi dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë në vend.
Organizatorët e protestës u shprehën të vendosur për të vazhduar tubimet e tyre, duke theksuar se kur qytetarët kërkojnë llogari, zëri i tyre duhet të dëgjohet deri në fund.
Burimi: botasot.info


