​73 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

April 28, 2022
1 minut lexim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 73 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 1.132 testime dhe fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë në këto bashki: 30 në Tiranë, 19 në Fier, 5 në Himarë, 4 në Sarandë, 3 në Shkodër, Vlorë, 2 në Patos, 1 në Durrës, Roskovec, Lushnjë, Selenicë, Gjirokastër, Tepelenë, Kuçovë.

Po ashtu janë 411 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 8 pacientë, ndërsa janë shëruar 27 qytetarë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 275.002 raste pozitive, prej tyre 271.095 janë shëruar, 411 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.496.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Refuzohet ankesa e Prishtinës, Ferizaj në finale

Story i radhës

Greqia e heq certifikatën evropiane për hyrje në shtet

Të fundit nga

ShkoLartë