7 gjëra që njerëzit e zgjuar s’i thonë për veten në punë

February 20, 2022
min lexim

Në punë, ndarja e aspekteve të përshtatshme në mënyrat e duhura është një formë arti. Problemi është që ju nuk mund të ndërtoni një rrjet të fortë profesional nëse nuk hapeni me kolegët tuaj.

Kjo gjë është e vështirë, pasi të shfaqësh gjërat e gabuara mund të ketë efekte shkatërruese në karrierën tuaj. Ju duhet ta dini se ku është kufiri dhe të tregoheni të kujdesshëm të mos e kaloni atë, pasi në momentin që ju ndani diçka, nuk ka më kthim pas.

TalentSmart ka studiuar më shumë se 1 milion persona dhe gjeti se njerëzit në nivele të larta drejtuese kanë inteligjencë emocionale në nivel të lartë (90 për qind e punonjësve, më saktësisht). Inteligjenca Emocionale ndikon në mënyrën se si e menaxhojmë sjelljen tonë, si lundrojmë në kompleksitetin shoqëror dhe se si marrim vendime personale me rezultate pozitive.

Njerëzit me Inteligjencë Emocionale janë ekspertë në të kuptuarit e të tjerëve, dhe kjo aftësi u tregon atyre çfarë duhet të thonë ose jo për veten në punë. Ata e dinë mirë se një nga gjërat e mëposhtme mund ta çojë karrierën e tyre në drejtim të gabuar.

1. Bindjet politike

Bindjet politike të njerëzve janë të lidhura ngushtë me identitetin e tyre dhe diskutimi për to në punë vështirë se do të kalonte pa incidente. Mosmarrëveshjet me pikëpamjet e dikujt tjetër mund të ndryshojnë shumë shpejt perceptimin e tyre mbi ju. Sigurisht njerëz të ndryshëm diskutojnë mbi politikën në mënyra të ndryshme, por pohimi i vlerave tuaja politike mund t’ju armiqësojë me disa njerëz dhe të intrigojë disa të tjerë. Edhe diskutimi i një teme të nxehtë në botë pa dhënë një opinion tuaj mund t’ju çojë në konflikte.

Njerëzit e ndërtojmë jetën mbi idealet dhe besimin e tyre. Jini të gatshëm të dëgjoni të tjerët, pa dhënë asnjë të dhënë se cila është bindja juaj, pasi mjafton edhe vetëm një shikim mosaprovues për t’ju çuar në konflikt. Bindjet politike janë kaq thellë të ngulitura tek njerëzit, sa të sfidoni opinionet e tyre me shumë mundësi do t’ju çojë ju drejt gjykimit se sa të ndryshoni mendimin e tyre.

2. Të thoni se dikush është i paaftë

Në vendin e punës do të ketë gjithnjë njerëz të paaftë dhe me shumë mundësi të gjithë do ta dinë se kush janë ata.. Nëse nuk e keni fuqinë që t’i ndihmoni ata ose t’i pushoni, nuk fitoni asgjë duke pohuar paaftësinë e tyre. Kjo do të lexohet si një përpjekje që ju të dukeni më mirë në punë. Pandjeshmëria juaj do t’ju përndjekë në formën e opinioneve negative të kolegëve për ju.

3. Sa është paga juaj

Prindërve tuaj me siguri do t’u pëlqente të dinin se sa para fitoni në muaj, por në vendin e punës kjo sjell veç negativitet. Është e pamundur të caktosh pagat në barazi të përsosur, dhe t’u tregosh pagën kolegëve u jep atyre një masë direkte krahasimi. Nëse ju bisedoni me një koleg dhe nga kurioziteti i thoni pagën njëri-tjetrit, ju nuk do ta shihni njëri – tjetrin në të njëjtën mënyrë si më parë.

4. Faktin që e urreni punën tuaj

Gjëja e fundit që ndonjë do të donte të dëgjonte në punë është dikush që ankohet se sa shumë e urren punën e tij. Duke vepruar kështu, ju do të etiketoheni si një person negativ, që nuk është një pjesëtar i ekipit. Kjo ul moralin e grupit. Drejtuesit e kuptojnë shpejt se cilët janë këta persona dhe e dinë gjithnjë se aty jashtë ka njerëz entuziastë në pritje, të gatshëm për t’i zëvendësuar.

5. Se çfarë bëni në dhomën e gjumit

Informacionet rreth jetës suaj intime janë të papërshtatshme në vendin e punës. Komente të tilla mund të shkaktonin të qeshura, por janë të papërshtatshme dhe fyese. Ju do të fitonit një reputacion të keq. Po aq fyese është të bënit thashetheme mbi orientimet seksuale të kolegëve tuaj. Mendimet tuaja ju përkasin vetëm ju. Çfarë do që të mendoni është e drejtë; thjesht mbajeni për vete.

6. Të tregoni çmenduritë tuaja në të kaluarën

E kaluara juaj mund të thotë shumë për ju. Vetëm se keni bërë diçka të çuditshme apo budallallëk kohë më parë nuk do të thotë se njerëzit do të besojnë se keni zhvilluar një gjykim të përsosur që nga ajo kohë. Ju duhet ta mbroni me çdo kusht të kaluarën tuaj.

7. T’u thoni se po kërkoni të ndryshoni punë

Kur ju u thoni njerëzve se po mendoni që të largoheni nga puna, befas ju bëheni një humbje kohe për të gjithë. Ka shumë mundësi që kërkimi juaj për punë të mos shkojë me sukses, ndaj më e mira do të ishte që ju të prisnit deri sa të keni gjetur një punë tjetër dhe më pas t’ua tregoni të gjithëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia rimerr kryeqytetin e Kanadasë pas përfundimit të rrethimit të kamionistëve

Story i radhës

Aventura e Depay duket jashtë Spanjës

Të fundit nga

ShkoLartë