Në botën sot, marrëdhëniet janë më shumë se të komplikuara, prandaj është e rëndësishme të jeni vigjilentë dhe të kuptoni mënyrat e njerëzve dhe taktikat që përdorin. Kur dëgjojmë fjalën “toskike” menjëherë në mendje na vijnë të bërtiturat, sherret dhe konfliktet e vazhdueshme, por në fakt s’është gjithmonë kështu. Ekziston një vijë shumë e hollë mes flamujve të kuq dhe atyre jeshil në një marrëdhënie, por si t’i kuptoni për të mos i ngatërruar?
1. E shëndetshme: Të zgjedhësh të jesh private.
E pashëndetshme: Të mbash sekrete. Ka një vijë shumë të hollë që i ndan të dyja, por duhet të kuptoni kur partneri kërkon t’i ruash privatësinë dhe kur po përpiqet të të fshehë gjëra që bën pas shpine.
2. E shëndetshme: të flisni rregullisht me njëri-tjetrin dhe të kaloni kohë bashkë.
E pashëndetshme: Të këmbëngulësh për të qenë bashkë gjatë gjithë kohës, duke e kthyer raportin në posesiv dhe duke mos respektuar limitet e secilit prej jush.
3. E shëndetshme: Të kujdeseni për nevojat e njëri-tjetrit.
E pashëndetshme: Bombardimi nga dashuria sepse vjen një moment kur vëmendja, përkujdesja dhe shprehja e tepruar e dashurisë bëhet mbytëse, aq më tepër nëse bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër kohe.
4. E shëndetshme: Të jesh i hapur për marrëdhëniet e kaluara.
E pashëndetshme: Të tregosh vazhdimisht histori për “ish-at e çmendur”. Kjo në fakt është një flamur i kuq që flet më shumë për partnerin tënd sesa për ish-in e tij.
5. E shëndetshme: Të jeni në gjendje të qeshni me njëri-tjetrin.
E pashëndetshme: Të fyesh duke bërë shaka. Eshtë një fije e hollë që i ndan të dyja këto, prandaj bëni kujdes çfarë toleroni dhe çfarë jo.